Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar për mundësinë e votimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara nesër në seancën e Kuvendit.
Në reagim të BE-së, thuhet se ndryshimet në ligj ngrisin shqetësime serioze lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektin parimeve për respektim të sundimi të ligjit.
“BE-ja në Kosovë e merr me shqetësim njoftimin lidhur me votimin e mundshëm nesër në Kuvendin e Kosovës të ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet ngrisin shqetësime serioze lidhur me obligimet ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit, në veçanti pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe llogaridhënien efektive. Ndryshimet gjithashtu ngrisin shqetësime lidhur me kushtetutshmërinë e tyre”, thuhet nga zyra e BE-së në Kosovë.
Poahtu theksohet angazhimi i tyre për siç thuhet t’ua përcjell autoritete në Kosovë pritjet e tyre or këtë ligj.
“Që nga kthimi i ligjit për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës, jemi angazhuar aktivisht për t’ua përcjellë shqetësimet dhe pritshmëritë tona autoriteteve të Kosovës. Kjo përfshin nevojën për konsultime paraprake përpara çdo miratimi të ligjit, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës”, thuhet në reagim.
Kuvendi i Kosovës sot ka futur në rend dite diskutimet për Ligjin për Specialen, seancë kjo që u ndërpere dhe pritet të vazhdojë nesër.
PDK ka kërkuar që Ligji të miratohet p ndryshime, ndërsa LVV ka kërkuar që të mos ketë nguti dhe të përsëriten gabimet./teve1.info/








