TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën

by Tëvë1
13 minuta ago
0
A A
​Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën

Emilija Markoviq, kandidate e Listës Studentore, ka deklaruar se programi i fitueses së zgjedhjeve në Serbi parasheh që Gjykata Kushtetuese e vendit t’i rishikojë marrëveshjet e arritura gjatë dialogut me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve.

Ajo iu përgjigj kështu një pyetjeje të televizionit N1, nëse Lista Studentore, e cila erdhi në pushtet në Serbi pas zgjedhjeve të tetorit, do të vazhdojë t’u përmbahet zotimeve që vendi bëri në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Ne ende nuk i kemi marrë detyrat e pushtetit plotësisht dhe nuk e dimë saktësisht se çfarë është nënshkruar. Por, brenda asaj që do të gjejmë se është arritur ose nënshkruar, do të kërkojmë mundësi: ku dhe si mund të veprojmë, çfarë duhet të rishikojmë. Por, mbi të gjitha, do të ngulim këmbë në respektimin e Kushtetutës dhe ligjshmërisë së Serbisë”, tha ajo.

Qëndrimi i Listës Studentore është se, sa i përket Kosovës, do të veprojë në përputhje me Kushtetutën e vendit, sipas së cilës “Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë”.

Bashkimi Evropian ka theksuar se ndryshimi i pushtetit në Serbi nuk i ndryshon detyrimet që ky shtet i ka në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, përfshirë ato që rrjedhin nga Marrëveshja e vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksi për zbatimin e saj.

Përmes kësaj marrëveshjeje, Serbia, ndër të tjera, është zotuar se do ta respektojë integritetin territorial të Kosovës dhe nuk do ta pengojë anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

Kosova, nga ana tjetër, ka pranuar ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i cili do t’i mundësonte komunitetit serb një nivel të caktuar të vetëmenaxhimit.

Markoviq vlerësoi se pushtetin e ri në Serbi e presin bisedime serioze me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, por tha se “këto bisedime kësaj radhe duhet të nisin nga disa baza të tjera”.

“Vetë programi studentor ka paragjykuar disa çështje, përkatësisht se pikënisje duhet të jenë Kushtetuta e Republikës së Serbisë dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare”, tha ajo.

Kosova s’e ndryshon qëndrimin për Asociacionin

Nga Qeveria e Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se qëndrimi i tyre lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është i qartë prej kohësh: është e nevojshme që Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve të nënshkruhet, në mënyrë që të garantohet zbatimi i saj.

Bashkimi Evropian ka deklaruar në disa raste se kjo marrëveshje është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët, ndonëse nuk është nënshkruar.

Përveç nënshkrimit të marrëveshjes, kërkesat e Kosovës përfshijnë edhe ekstradimin e Millan Radoiçiqit, së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit të armatosur që kreu sulmin në Banjskë në vitin 2023, të cilin autoritetet kosovare e cilësojnë si sulm ndaj rendit juridik dhe kushtetues të Kosovës.

“Gjithashtu duhet të tërhiqet letra e ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, të cilën ajo ia kishte dërguar Brukselit, në adresë të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, ku kishte theksuar se Serbia nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë letër, Bërnabiq kishte deklaruar se Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksi për zbatimin e saj konsiderohen të pranueshme vetëm në një kontekst që nuk nënkupton njohjen de facto dhe de jure të Kosovës.

Nga Lëvizja Studentore nuk kanë pranuar të komentojnë këto kërkesa të Kosovës, në përgjigjen për REL-in. Ata kanë thënë se, pas formimit të Qeverisë së re dhe shqyrtimit të të gjitha dokumenteve dhe gjendjes aktuale, do të jetë Qeveria e re ajo që do të japë përgjigje.

Pa bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Listën Serbe

Markoviq ka përsëritur qëndrimin se nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe, partinë kryesore të serbëve në Kosovë, e cila deri më tani ka vepruar me mbështetjen e Partisë Progresive Serbe dhe ish-presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ajo shpjegoi se, nëse paraqitet nevoja, drejtuesit e rinj të emëruar në institucione të ndryshme të Serbisë në Kosovë do të bashkëpunojnë me përfaqësuesit lokalë.

Lista Serbe ka nëntë nga dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës dhe udhëheq që të dhjetë komunat me shumicë serbe.

Sa i përket bashkëpunimit me përfaqësuesit e serbëve në institucionet qendrore të Kosovës, kandidati i Listës Studentore, Jugosllav Gashiq, tha se komunikimi do të zhvillohet përmes bashkësisë ndërkombëtare.

Ai theksoi gjithashtu se Lista Studentore nuk është parti politike dhe se nuk do të krijojë infrastrukturë partiake në Kosovë.

“Ne nuk do të kemi absolutisht asnjë strukturë në terren që do të funksiononte si parti politike”, tha ai për RTV Vojvodina.

Lista Serbe, pas fitores së Listës Studentore në Serbi, shprehu shpresën se bashkëpunimi institucional me Beogradin do të vazhdojë.

Përveç Listës Serbe, në institucionet qendrore të Kosovës është i përfshirë edhe Nenad Rashiq, me partinë e tij Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, i cili është gjithashtu ministër në Qeverinë e Albin Kurtit.

Ai, para zgjedhjeve në Serbi, i kishte dhënë mbështetje Listës Studentore, sikurse edhe përfaqësues të tjerë politikë opozitarë të serbëve në nivel lokal.

Tags: Lista StudentoreTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Çitaku i reagon Kurtit pas intervistës në Tëvë1: Po i shërben Prokurorisë së Hagës me sulme ndaj Thaçit dhe Veselit

​Çitaku: PDK e hapur për konsultime me Bashkimin Evropian, aleatët ndërkombëtare dhe shoqërinë civile

Aprovohet kërkesa e Prokurorisë, dy të ndaluarve për narkotikë në Mitrovicë u caktohet paraburgimi

Një muaj paraburgim për shtetasin gjerman që u kap me 43 armë automatike në Gjilan

Shiroka-Pula ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Turqisë në Kosovë

Shiroka-Pula ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Turqisë në Kosovë

Presidentja Shiroka-Pula takohet me guvernatorin e BQK-së, bisedohet për reformat financiare

Presidentja Shiroka-Pula takohet me guvernatorin e BQK-së, bisedohet për reformat financiare

Çitaku i reagon Kurtit pas intervistës në Tëvë1: Po i shërben Prokurorisë së Hagës me sulme ndaj Thaçit dhe Veselit

​Çitaku: PDK e hapur për konsultime me Bashkimin Evropian, aleatët ndërkombëtare dhe shoqërinë civile

​Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën

​Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën

Aprovohet kërkesa e Prokurorisë, dy të ndaluarve për narkotikë në Mitrovicë u caktohet paraburgimi

Një muaj paraburgim për shtetasin gjerman që u kap me 43 armë automatike në Gjilan

Shiroka-Pula ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Turqisë në Kosovë

Shiroka-Pula ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Turqisë në Kosovë

Presidentja Shiroka-Pula takohet me guvernatorin e BQK-së, bisedohet për reformat financiare

Presidentja Shiroka-Pula takohet me guvernatorin e BQK-së, bisedohet për reformat financiare

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare, në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe çështjet e shëndetësisë

Shtyhet seanca e Kuvendit të Kosovës, vazhdon nesër

Kurti për “Le Monde”: Agresioni rus po ndryshon rendin botëror, Kosova kërkon mbështetje ndërkombëtare

Kurti për “Le Monde”: Agresioni rus po ndryshon rendin botëror, Kosova kërkon mbështetje ndërkombëtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën