Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka propozuar në Kuvend ndryshimin e rendit të ditës, me qëllim përfshirjen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Mocioni i paraqitur nga PDK-ja është miratuar me 79 vota për, duke bërë që kjo çështje të përfshihet në rendin e ditës së seancës së Kuvendit.
Pas miratimit të mocionit, shqyrtimi i këtij ligji është renditur si pika e 11-të e rendit të ditës.







