TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: LDK-ja nuk e mbështet rrëzimin e vetos për Ligjin e Speciales nëse rikthehet i njëjti version

by Tëvë1
19 minuta ago
0
A A
Osmani: LDK-ja nuk e mbështet rrëzimin e vetos për Ligjin e Speciales nëse rikthehet i njëjti version

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se partia e saj nuk do ta mbështesë rrëzimin e vetos së presidentes për Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, nëse synohet që në Kuvend të rikthehet dhe të miratohet i njëjti version i ligjit.

Duke folur për qëndrimin e LDK-së, Osmani ka thënë se vendimi përfundimtar do të varet nga përmbajtja e nismës që do të procedohet në Kuvend, por ka theksuar se partia e saj, në parim, është kundër përmbysjes së vetos nëse nuk ka ndryshime në ligj.

“Ne po presim tani të shohim se çfarë do të sillet në Kuvend. Natyrisht që qëndrimet gjithmonë varen edhe nga përmbajtja. Por, në parim, në qoftë se synohet që të kalohet ligji i njëjtë dhe të përmbyset vetoja e presidentes, natyrisht që ne nuk jemi për, për të gjitha arsyet që i kemi paraqitur në seancën e atëhershme, por edhe për arsye shtesë, të cilat do t’i prezantojmë sot në seancë, në qoftë se na jepet një mundësi e tillë”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka thënë se ende nuk është e qartë nëse synohet rrëzimi i vetos së presidentes apo nisja e një procesi të ri ligjvënës për ndryshimin e ligjit. Sipas saj, LDK-ja nuk mbështet iniciativa që, në vlerësimin e saj, nuk kontribuojnë në mbrojtjen e së vërtetës historike të Kosovës dhe të luftës çlirimtare.

Osmani ka kritikuar mënyrën se si institucionet kanë trajtuar këtë çështje, duke vlerësuar se fokusi është dashur të jetë në mbrojtjen e historisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Ju e dini që në parim LDK-ja nuk është pro iniciativave, të cilat në fakt, në esencë nuk arrijnë asgjë në mbrojtje të së vërtetës historike të Republikës së Kosovës dhe luftës së saj çlirimtare, por thjesht krijojnë pritje të rreme. Dhe, në vend se e gjithë energjia e shtetit të fokusohej deri tani në mbrojtjen e kësaj të vërtete historike, sidomos ndërkombëtarisht, ne shohim që, edhe pse kanë kaluar gati dy muaj nga vendimi, nuk e kemi asnjë intervistë në media të rëndësishme ndërkombëtare, ku para syve të botës do të mbrohej e vërteta historike e Republikës së Kosovës”, është shprehur ajo.

Ish-presidentja ka theksuar se, sipas saj, mungon një angazhim i koordinuar institucional dhe politik në platformat e rëndësishme ndërkombëtare për prezantimin dhe mbrojtjen e historisë së Kosovës.

Ajo ka përmendur edhe paraqitjet e saj në mediat ndërkombëtare, duke thënë se ka qenë e angazhuar në këtë drejtim që nga 16 shtatori.

Osmani ka paralajmëruar se iniciativa të tilla, sipas vlerësimit të saj, mund të dëmtojnë edhe më shumë përpjekjet për mbrojtjen e së vërtetës historike të Kosovës, veçanërisht në prag të procedurës së apelit në rastin e ish-krerëve të UÇK-së.

“Madje-madje, më shumë e dëmtojnë edhe vetë kauzën e mbrojtjes së të vërtetës, sidomos para procedurës në apel. Dhe besoj shumë që i dëmtojnë edhe vetë krerët e UÇK-së, të cilët duhet të mbrohen në apel me argumente juridike dhe argumente të fuqishme juridike, të cilat natyrisht që kanë rëndësi”, ka deklaruar ajo.

Në deklaratën e saj, Osmani është ndalur edhe te kritikat dhe etiketimet ndaj LDK-së për qëndrimet e saj lidhur me këtë çështje. Ajo ka thënë se partia është përballur me akuza të papranueshme, përfshirë vendosjen e emrave të përfaqësuesve të saj pranë personave të lidhur me Serbinë.

“LDK-ja të gjitha këto qëndrime i ka dhënë në mënyrë parimore. Fatkeqësisht, për këtë qëndrim parimor është goditur, është njollosur në mënyrën më të papranueshme të mundshme, duke vendosur edhe emrat tanë pranë njerëzve të Serbisë, gjë që ka qenë etiketim i papranueshëm”, ka theksuar Osmani.

Ajo ka ritheksuar se LDK-ja do të vazhdojë të mbrojë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të vërtetën historike të vendit, por edhe dinjitetin e veprimtarëve të kësaj partie dhe familjeve të tyre.

“Ne do ta mbrojmë të vërtetën historike të Kosovës, luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por njëkohësisht ne nuk i kërkojmë leje askujt, askujt, që të mbrojmë edhe dinjitetin e njerëzve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të familjeve të veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët në të kaluarën janë vrarë, janë torturuar dhe janë etiketuar si bashkëpunëtorë vetëm e vetëm pse i kanë qëndruar besnikë presidentit tonë historik”, ka deklaruar ajo.

Në fund, Osmani ka thënë se mbrojtja e së vërtetës historike të UÇK-së dhe mbrojtja e dinjitetit të veprimtarëve të LDK-së nuk janë qëndrime që përjashtojnë njëra-tjetrën, por plotësojnë njëra-tjetrën.

“Prandaj, për ta mbrojtur edhe këtë të vërtetë dhe për ta mbrojtur të vërtetën e UÇK-së, mendojmë që këto nuk e kundërshtojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi, këto janë plotësuese, siç ka qenë binomi presidenti Ibrahim Rugova dhe komandanti, kryekomandanti i UÇK-së, Adem Jashari”, ka përfunduar Osmani.

Tags: ligjinTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Çitaku kërkon votimin e Ligjit për Specialen sot, PDK-ja paraqet mocion në Kuvend

Çitaku kërkon votimin e Ligjit për Specialen sot, PDK-ja paraqet mocion në Kuvend

Nisin protestën punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave dhe pagën e 13-të

Nisin protestën punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave dhe pagën e 13-të

Haradinaj kërkon protokoll të veçantë për vizitat e politikanëve serbë në Kosovë

Haradinaj kërkon protokoll të veçantë për vizitat e politikanëve serbë në Kosovë

Nagavci: Krizat nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtimin e çmimeve

Sahiti flet për synimet e Kosovës në ndeshjet vendimtare, mungesat në mbrojtje dhe situatën e Zhegrovës

Manchester United shkarkon trajnerin Michael Carrick

Manchester United shkarkon trajnerin Michael Carrick

Haradinaj kërkon protokoll të veçantë për vizitat e politikanëve serbë në Kosovë

Haradinaj kërkon protokoll të veçantë për vizitat e politikanëve serbë në Kosovë

Osmani: LDK-ja nuk e mbështet rrëzimin e vetos për Ligjin e Speciales nëse rikthehet i njëjti version

Osmani: LDK-ja nuk e mbështet rrëzimin e vetos për Ligjin e Speciales nëse rikthehet i njëjti version

Nagavci: Krizat nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtimin e çmimeve

Nagavci: Krizat nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtimin e çmimeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën