Mbrojtësi Ardian Ismajli pritet që së shpejti ta rinovojë kontratën me skuadrën e Torinos, kanë raportuar mediumet italiane të enjten.
Bëhet e ditur se te Torino janë të kënaqur me Ismajlin, të cilin duan ta mbajnë në ekip edhe pas përfundimit të sezonit aktual.
Ismajli ka kontratë me ekipin italian deri në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa kontaktet mes palëve tashmë kanë filluar dhe pritet që marrëveshja të finalizohet së shpejti.
Me rinovimin e kontratës, Ismajli do të mbetet në Torino të paktën deri në vitin 2028 kurse do ta ketë mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Ismajli iu bashkua Torinos në verën e vitit 2025 si lojtar i lirë, ndërsa karrierë në Itali ka bërë edhe tek Empoli e Spezia.
Në sezonin aktual, 30-vjeçari ka regjistruar 12 paraqitje për Torinon në të gjitha garat, ku dhjetë ndeshje i ka në Serie A.








