Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit sot do të shqyrtojë vendimin e presidentes për kthimin në rishqyrtim të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Në rend të ditës së mbledhjes, e cila do të mbahet në orën 09:30, është edhe miratimi i rendit të ditës dhe pika të ndryshme.
Mbledhja e këtij komisioni i paraprin seancës së Kuvendit, që fillon në orën 10:00.







