TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Fontana” në Ulpianë, në fokus të projektit për Lojërat Mesdhetare 2030 – banorët kundërshtojnë ndërtimin e objektit dhjetëkatësh

Projekti “Ulpiana 2030 Legacy”, i cili parasheh ndërtimin e një objekti për akomodimin e atletëve dhe stafit përcjellës gjatë Lojërave Mesdhetare 2030, ka nxitur reagime dhe kundërshtime pas miratimit të lokacionit në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

by Jona Kelmendi
8 minuta ago
0 0
A A

Është hapësira në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë e njohur si “Fontana”.

Pikërisht këtu është planifikuar të ndërtohet një objekt dhjetëkatësh, në kuadër të projektit “Ulpiana 2030 Legacy”.

Objekti do të shërbejë për akomodimin e atletëve dhe stafit përcjellës gjatë Lojërave Mesdhetare të vitit 2030.

Projekti parasheh edhe ndërtimin e një garazhi nëntokësor, me kapacitet për rreth 750 deri në 800 vetura.

Por banorët e kësaj rrethine nuk e kanë mirëpritur këtë vendim.

Ata kërkojnë që hapësirat e gjelbra të ruhen.

“Në çoftë se prishet kjo hapësira e gjelbër, atëherë është e dëmshme, se neve na duhet hapësirë e gjelbër por në çoftë se e rregullojnë dhe prapë e bëjnë hapësirë të gjelbër, ajo është në rregull”, ka thënë një qytetar.

“Është ka bëhet një degradim i madh i qytetit fatkeqësish, gjithçka po shëndërrohet në beton po tash kjo puna e lojërave mesdhetare ka të bëjë pak edhe me afirmim të Kosovës, nëse s’ka vend tjetër, atëherë s’kemi çka me bërë por përndryshe i kisha jep përparësi gjelbërimit”, u shpreh qytetari tjetër.

Ndërsa të tjerë thonë se projekti mund të realizohet nëse nuk dëmtohet kjo hapësirë.

“Gjelbërimi s’kisha propozu me u heq ,na po vrapojmë pas gjelbërimit. Nëse është ndonjë hapësirë tjetër jashtë Fontanëes le të ndërtohen, por jo brenda Fontanës. Veç Fontanën mos na e prekni, jashtë Fontanës ndreqni gjithçka”, tha poashtu edhe një qytetar tjetër.

Ndërkaq në Komunën e Prishtinës thonë se projekti nuk parasheh prekjen e Fontanës.

“Me ndërtimin e një objekti nëntokësor, domethënë, garazhës, do të ketë kapacitet prej 750 deri në 800 vetura. Domethënë, i gjithë objekti kishte qenë garazhu nëntokësor, nuk kishte prek fare Fontanën, po e kishte rritur hapësirën gjelbëruese dhe rekruese të lagjes të Ulpianës për 10.000 m katrorë. Domethënë, veturat që gjenden për momentin në 10.000 m katrorë hapësirë parkuese, ishin futur nën  tokë”, u shpreh Ramku.

Kurse, pas përfundimit të lojërave mesdhetare, apartamentet do të shfrytëzoheshin për banim.

“Kishim larguar 10.000 m2 të betonizuar dhe të asfaltuar, i kishim futur gjelbërim edhe hapësirë rekruese, i kishim futur nëntokë. Domethënë, 10 kate me akomodim të 500 atletëve, pas lojërave 250 banorëve, me shitjen e këtyre, e këtyre në hapësirave, domethënë, apartamenteve, është mbuluar kostoja e gjithë objekti garazhues”, u shpreh tutje Ramku.

Kundër këtij projekti janë në partinë më të madhe opozitare në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

“Ne si Lëvizje Vetëvendosje, në seancën e radhës, kur do që ajo të mbahet, do të propozojmë që të bëhet anulimi i vendimit për projektin Ulpiana 2030 Legacy. Është qasje e vazhdueshme e Përparim Ramës dhe qeverisë aktuale, degradimi urbanistik në kryeqytet”, ka thënë Sveçla.

Lokacioni për realizimin e projektit u miratua më 6 nëntor në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Ndërkaq, nga Komuna e Prishtinës kanë thënë se projekti nuk do të realizohet nëse banorët nuk pajtohen me të.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

IKD: Konstituimi i Kuvendit, obligim kushtetues për të kthyer stabilitetin institucional

​IKD: Ministria e Drejtësisë të zgjasë afatin e konsultimit publik për Projektkodin Civil

Kurti nga Parisi – Apeli për ish-krerët e UÇK-së, drejtësia dhe rindërtimi i Kosovës në fokus të diskutimeve

Kurti nga Parisi – Apeli për ish-krerët e UÇK-së, drejtësia dhe rindërtimi i Kosovës në fokus të diskutimeve

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij

Vizita e përfaqësuesve të pushtetit të ri serb në Kosovë, LVV: S’kishte nevojë për leje- opozita kërkon sqarime

Vizita e përfaqësuesve të pushtetit të ri serb në Kosovë, LVV: S’kishte nevojë për leje- opozita kërkon sqarime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën