Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në zonën e Banullës dhe Konjuhit, pompat e stacionit të trajtimit të ujit janë jashtë funksionit.
Si pasojë e kësaj pritet të ketë mungesë të furnizimit me ujë për konsumatorët në zonën e QMI-së, Janjevës me rrethinë, si dhe Gadimes me rrethinë.
KRU ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka informacione për arsyen e ndërprerjes së energjisë elektrike.
“Sapo të kemi informacione të reja dhe të rikthehet furnizimi me energji, do t’ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim./teve1.info/









