TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vlora Hyseni po hetohet edhe për korrupsion

by tëvë1
7 minuta ago
0
A A
Vlora Hyseni po hetohet edhe për korrupsion

Verdikti për lënien në fuqi të izololimit shtëpiak dhe pezullimit nga detyra për Vlora Hysenin është arsyetuar nga Apeli i Posaçëm me ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e 2 veprave penale dhe rrezikun e dëmtimit të hetimit, në rast të lënies së saj në liri pa kushte.

I njëjti vendim zbulon se SPAK ka zgjeruar hetimin ndaj ish-shefes së SHISH, pas dyshimeve për përfshirje në “korrupsion” dhe “pastrim të parave”, shkruan A2.

Duke iu referuar komunikimeve të vazhdueshme mes Hysenit e Agasit dhe informacioneve që ndante me të, Apeli thekson se e dyshuara Hyseni ka vepruar në vijimësi në kundërshtim me detyrën e saj funksionale, duke mos e luftuar krimin e organizuar, por duke e përkrahur atë.

Mundësinë e dëmtimit të hetimit, Apeli e lidhte me aftësitë e prezumuara të Hysenit si ish-drejtuese shërbimi inteligjent në raport me gjurmimin e informacioneve, administrimin dhe përpunimin e tyre.

Në këtë pikë, Apeli përmend edhe sjelljen intimiduese të ish-drejtueses së SHISH ndaj gazetares Klodiana Lala, ditën e shqyrtimit të masës në Shkallën e Parë. “Personi nën hetim është rrezik potencial dhe eminent për të ndikuar tek provat dokumentare, tek provat me dëshmitarë apo edhe me akt ekspertimi”, arsyetonte Apeli.

Situatën e re penale të Hysenit, nisjen e verifikimi të disa transaksioneve bankare qindra mijëra eruoshe të anuluara drejt dy shoqërive të huaja, ku ishin pjesë të afërm të saj, Apeli e lidhi me mundësinë e përsëritjes së veprave penale nga e dyshuara.

Në vendimin e Apelit zbardhet edhe dëshmia e dhënë në GjKKO nga Hyseni, e cila pasi ka shprehur keqardhje për pozitën në të cilën është, ballë ish-drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, ka mohuar çdo akuzë.

“Jam shumë e qetë, sepse kam bërë vetëm punën time për shtetin tim, për shqiptarët dhe në asnjë rrethanë nuk kam vënë në dispozicion shërbimin (SHISH) për t’i shërbyer asnjë personi dhe asnjë iniciative që mund të dëmtonte në një mënyrë apo tjetër interesat e R.SH-së”, është shprehur Hyseni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë

Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë

Aksident hekurudhor në Egjipt, përplasen dy trena, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur

Aksident hekurudhor në Egjipt, përplasen dy trena, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur

Tragjedi në Senegal, mbytet varka me emigrantë, të paktën 21 viktima

Tragjedi në Senegal, mbytet varka me emigrantë, të paktën 21 viktima

BE: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve

BE: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve

Auto Draft

Lutje dhe nderime për 10 ushtarët britanikë të rënë në Kosovë

Auto Draft

Veteranët e UÇK-së përfitojnë transport falas në Prizren

Auto Draft

Ky është gjakovari, Uliks Gjonaj, që e trajnon SWAT-in, policinë elite amerikane

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Rihapet konkursi, Kuvendi i Kosovës tre vjet me u.d te sekretarit

Auto Draft

Çifti që mban pastërtinë në Shalë të Bajgorës, projektin e financon një mërgimtar

Vlora Hyseni po hetohet edhe për korrupsion

Vlora Hyseni po hetohet edhe për korrupsion

Një person i del trenit përpara, makinisti arriti ta ndalë me kohë trenin

Greva e organizatave sindikale të Infrakos, nesër pritet të ndërpritet qarkullimi i trenave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën