Më 7 nëntor, rreth orës 10:00, familjarët kanë dërguar në Spitalin e Pejës një foshnjë të gjinisë mashkullore, pa shenja jete, njofton Policia e Kosovës.
Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Hetim i vdekjes/Klinë, 07.11.2026, ora 10:00. Raportohet se në Spitalin e Pejës, nga familjarët është dërguar foshnja viktima e gjinisë mashkullore, pa shenja jete. Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, shkruhet në njoftim.








