Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, ndërsa rrethanat e rastit po hetohen nga organet kompetente.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur se Policia është njoftuar për rastin rreth orës 20:00.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë ai.
Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e vdekjes.







