TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë

by teve1
27 minuta ago
0
A A
Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar platformën online “Fol me Kryeministrin”, e cila synon të shërbejë si një dritare komunikimi dhe dialogu me studentët, në një kohë kur protestat e tyre vijojnë të shoqërohen me tensione dhe përplasje.

Përmes faqes folmekm.al, kreu i qeverisë fton studentët dhe të gjithë të interesuarit të komunikojnë drejtpërdrejt, të ndajnë shqetësimet, mendimet dhe opinionet e tyre.

Gjatë prezantimit të platformës, Rama e cilësoi atë si një urë komunikimi të hapur 24 orë, ndërsa bëri të ditur se do të ketë një skuadër të dedikuar për të garantuar qarkullimin e informacionit dhe shkëmbimin e mendimeve.

“Fol me Kryeministrin, faqja hyrëse. Faqja është gati. Cilido që është i dëshiruar për të komunikuar, për të hyrë në një dialog në kushtet kur vijmë nga një sfond protestash përshkallëzimesh, dhune, presioni, kërcënimi, përpjekje për të penguar me çdo kusht dialogun, kjo është ura që është ngritur për ju”, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se platforma do të jetë funksionale gjatë gjithë kohës dhe se komunikimi do të mundësohet përmes një strukture të posaçme, e cila do të ndjekë mesazhet dhe opinionet e dërguara nga qytetarët.

“Një urë funksionale, e hapur 24h, ku patjetër një skuadër e dedikuar do të garantojë gjithë qarkullimin e informacionit dhe të opinioneve që shkëmbehen”, u shpreh ai.

Rama u ndal edhe te situata e krijuar nga protestat e studentëve, duke shprehur bindjen se tensionet dhe përçarjet do të zbuten me kalimin e kohës. Sipas tij, teknologjia ofron një mundësi për të vijuar komunikimin dhe për të krijuar hapësira dialogu edhe në kushtet e mungesës së një komunikimi të drejtpërdrejtë.

“Kështu jemi në kushtet kur në këtë fazë, sepse besoj më herët se vonë do të shkrihen dhe akujt e vendosur artificialisht nga ata të cilët mendojnë se mund t’i imponohen shoqërisë, bashkëjetesës demokratike dhe gjithçkaje atyre që mendojnë ndryshe prej tyre, ndërkohë ne shfrytëzojmë këtë mundësi të artë që na jep teknologjia”, deklaroi kryeministri. Rama u bëri thirrje studentëve dhe të interesuarve që të përdorin platformën për të komunikuar dhe shprehur mendimet e tyre. “Mirë se të vini në dialog”, theksoi ai./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual, ndalohet 35-vjeçari në Vlorë

Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual, ndalohet 35-vjeçari në Vlorë

​Ambasadori i ri amerikan në Shqipëri: Shqiptarët janë mikpritës, krenarë dhe punëtorë

​Ambasadori i ri amerikan në Shqipëri: Shqiptarët janë mikpritës, krenarë dhe punëtorë

Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe

Në Prilluzhë qytetari hedh në shitje shtëpinë për shkak të korrupsionit të Listës Serbe

Tirana pret Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor më 25 dhe 26 nëntor 2026

Tirana pret Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor më 25 dhe 26 nëntor 2026

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, shkak shkelja e masave të sigurisë

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas, shkak shkelja e masave të sigurisë

Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual, ndalohet 35-vjeçari në Vlorë

Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual, ndalohet 35-vjeçari në Vlorë

Ndryshon qarkullimi i autobusëve në Prishtinë të shtunën, prekën linjat 1, 3 dhe 3A

Ndryshon qarkullimi i autobusëve në Prishtinë të shtunën, prekën linjat 1, 3 dhe 3A

Prishtina Mall përmbyll Javën e Modës me eventin “Fashion in Motion”

Prishtina Mall përmbyll Javën e Modës me eventin “Fashion in Motion”

Ushtarët e FSK-së përfundojnë kursin e avancuar për snajper

Ushtarët e FSK-së përfundojnë kursin e avancuar për snajper

Foda bën publike listën e “Dardanëve”, fton emra të rinj

Foda bën publike listën e “Dardanëve”, fton emra të rinj

Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë

Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën