TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nura mohon përplasjet në PDK: Hamza u tërhoq për arsye shëndetësore

by teve1
22 minuta ago
0
A A
Nura mohon përplasjet në PDK: Hamza u tërhoq për arsye shëndetësore

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Nura, ka mohuar zërat për përplasje të brendshme në parti lidhur me rikthimin në Kuvend të Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, për rishqyrtim.

Ai ka mohuar gjithashtu se në PDK po zhvillohet një garë e brendshme për drejtimin e partisë, si dhe raportimet se Bedri Hamza është tërhequr nga drejtimi i saj për shkak të çështjes së Ligjit për Gjykatën Speciale.

Sipas Nurës, Hamza është tërhequr për arsye shëndetësore, ndërsa ka theksuar se në PDK ekziston debat për çështje të ndryshme, por vendimet merren në bazë të vullnetit të shumicës.

“Unë të them të drejtën, në PDK ka debat pro dhe kundër për të gjitha temat, por në fund vendosim për atë të cilën mendojnë shumica që është më e mira. Në PDK nuk ka asnjë luftë për të parin e partisë, nuk është duke u zhvilluar, nuk ka shtyrje me bërryla, sepse PDK është parti e konsoliduar. Unë mendoj që Bedri Hamza është tërhequr për shkaqe shëndetësore të tij dhe ai gjithherë ka qenë i gatshëm që t’iu krijojë hapësirë gjeneratave të reja dhe të jetë pa ndikime dhe të bëhet një konkurrencë e barabartë e të gjithë atyre që duan t’i hyjnë garës për kryetar të partisë”, ka deklaruar Nura në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ai ka shtuar se pret që PDK-ja së shpejti të mbajë zgjedhjet e brendshme dhe të dëshmojë, sipas tij, pjekurinë politike të saj.

Nura ka bërë të ditur se personalisht ka qenë kundër rikthimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend, një qëndrim që, sipas tij, e ka ndarë edhe deputeti tjetër i PDK-së, Përparim Gruda.

Ai ka thënë se ka kundërshtuar rikthimin e ligjit, pasi ka vlerësuar se ai kishte filluar të prodhonte efektet e tij dhe ishte në favor të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe të vetë Kosovës.

“Unë individualisht kam qenë kundër kthimit të ligjit dhe kam qenë bukur i zëshëm që të mos kthehet, për arsye se mendoj që ai ligj vetëm filloi ta bëjë efektin e vet. I kemi parë disa deklarata edhe të Trendafilovës, e cila është zemëruar, e derisa ajo nuk e mirëpriti, unë mendoj që ligji ka qenë jashtëzakonisht në favor edhe të ish-krerëve të UÇK-së, edhe në favor të Kosovës, por ja, rrethanat erdhën ashtu edhe ligji u tërhoq”, ka përfunduar Nura./teve1.info/

Tags: bedri hamzaJakup NurapdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti insiston se Dehari u vra, familja kërkon drejtësi

Kurti insiston se Dehari u vra, familja kërkon drejtësi

Çitaku për Letrën e Gërvallës për KiE: Fillimisht mendova se ishte fake news

Çitaku: Çlirimtarët kanë qenë të braktisur nga shteti

Veteranët aksion simbolik para zyrës së BE-së në gjashtë vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

Veteranët aksion simbolik para zyrës së BE-së në gjashtë vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

Tensione në seancë-shfaqen pamjet e konfliktit “Capat-Sekiraqët”, ku u vra Premtim Gashi

Tensione në seancë-shfaqen pamjet e konfliktit “Capat-Sekiraqët”, ku u vra Premtim Gashi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën