Me ftesë të Presidencës irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka udhëtuar drejt Budvës së Malit të Zi, ku sot dhe nesër do të merr pjesë në Forumin Ministerial BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme.
Takimi mbledh ministrat e drejtësisë dhe të punëve të brendshme të vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, për të forcuar bashkëpunimin dhe për të diskutuar sfidat e përbashkëta, raporton KosovaPress.
Në sesionin për drejtësi, ministrat do të diskutojnë për rolin e gjyqësorit në luftën kundër korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e proceseve zgjedhore të lira, gjithëpërfshirëse dhe transparente.
Një pjesë e veçantë e diskutimeve do t’i kushtohet mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, me fokus në mbrojtjen e fëmijëve viktima të veprave penale dhe ndëshkimin me ligj të të gjitha formave të abuzimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve.







