TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kos: Pushteti i ri në Serbi duhet ta rikthejë besimin e BE-së

by teve1
2 orë ago
0
A A
Kos: Pushteti i ri në Serbi duhet ta rikthejë besimin e BE-së

Fituesit e zgjedhjeve në Serbi duhet të punojnë për të rikthyer besimin e institucioneve evropiane, në mënyrë që vendi të dalë nga ngecja shumëvjeçare në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, thotë komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Sipas saj, rikthimi i besimit dhe zbatimi i reformave do të mundësonin edhe zhbllokimin e fondeve që Komisioni Evropian i ka pezulluar, për shkak të regresit të Serbisë në fusha kyç.

“Gjëja e parë, dhe për mua shumë e rëndësishme, është ndërtimi i besimit. E di që ky është një term psikologjik, por ka rëndësi të madhe kur flasim për mbështetjen që shtetet anëtare do t’i japin procesit të anëtarësimit dhe për shpejtësinë me të cilën mund të përparojmë”, thotë Kos për Radion Evropa e Lirë.

“Është e nevojshme që Serbia të ndërtojë besim ndaj shteteve anëtare dhe Bashkimit Evropian në përgjithësi, por edhe ne të ndërtojmë besim ndaj qytetarëve të Serbisë. Këtë detyrë e marr shumë seriozisht dhe personalisht. Nëse hapat e parë përfshijnë zbatimin e reformave të nevojshme në sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe të mediave, si dhe luftën kundër korrupsionit, kjo do të krijonte mundësi për zhbllokimin e fondeve që kemi pezulluar”, shton ajo.

Sipas Kosit, këto reforma do të ndihmonin edhe në sigurimin e mbështetjes së shteteve anëtare të BE-së për vazhdimin e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian.

Serbia në të njëjtin grup me Turqinë dhe Gjeorgjinë

Në raportin e sivjetmë të Komisionit Evropian për zgjerimin, Serbia është renditur krahas Gjeorgjisë dhe Turqisë, si një nga vendet që kanë shënuar regres në procesin e integrimit evropian.

Për të dytin vit radhazi, Serbia ka shënuar përkeqësim në fusha kyç, përfshirë sundimin e ligjit dhe lirinë e shprehjes.

Raporti mbulon periudhën nga fundi i shtatorit 2025 deri në fund të shtatorit 2026.

Për këtë arsye, vlerësimet pasqyrojnë punën e pushtetit të mëparshëm, të udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe (SNS), dhe nuk përfshijnë zhvillimet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 25 tetorit.

Në këto zgjedhje, Lista Studentore shënoi fitore bindëse, duke i dhënë fund qeverisjes 14-vjeçare të SNS-së, e cila kaloi në opozitë.

Sa i përket përgatitjes për anëtarësim në BE, Serbia vazhdon të konsiderohet ndër vendet më të përgatitura kandidate.

Megjithatë, për nga përparimi i shënuar gjatë vitit të fundit, sipas vlerësimeve në Bruksel, ajo është “më afër Turqisë dhe Gjeorgjisë sesa Shqipërisë dhe Malit të Zi”.

Mali i Zi dhe Shqipëria konsiderohen vendet që kanë përparuar më së shumti drejt anëtarësimit në BE.

Në anën tjetër, negociatat e anëtarësimit me Turqinë janë të ngrira që nga viti 2018, ndërsa procesi i integrimit të Gjeorgjisë është ndalur në vitin 2024.

Në të dyja rastet, arsyeja lidhet me regresin në demokraci dhe sundimin e ligjit.

Serbia, e cila dikur konsiderohej ndër vendet udhëheqëse në procesin e anëtarësimit, tashmë ka mbetur prapa vendeve të tjera të rajonit që synojnë integrimin në BE.

Kos porosit fituesit e zgjedhjeve se raporti vjetor i Komisionit Evropian për Serbinë përcakton qartë hapat që duhet të ndërmerren në periudhën e ardhshme.

“Duhet ta lexojnë me shumë kujdes këtë raport. Shumicën e gjërave tashmë i dinë. Nëse i ndjekin rekomandimet, do ta kenë të qartë se çfarë duhet të bëjnë për ta rikthyer Serbinë në rrugën e zhvillimit demokratik”, thotë Kos.

“Fituan qytetarët e Serbisë”

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, i cilëson zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi si fitore të demokracisë dhe të qytetarëve.

Sipas saj, kërkesat e lëvizjes studentore gjatë protestave përputhen me reformat që Bashkimi Evropian kërkon nga Serbia si vend kandidat për anëtarësim.

“Ajo që ndodhi më 25 tetor, për mua, është fitore e demokracisë. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e lartë. Fituan qytetarët e Serbisë”, thotë Kos.

Ajo shton se, pas kontakteve të para me përfaqësuesit e Listës Studentore, ka krijuar përshtypjen se ata janë seriozisht të përkushtuar ndaj realizimit të kërkesave që kishin paraqitur gjatë protestave, përfshirë sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, lirinë dhe pavarësinë e mediave, si dhe pavarësinë e gjyqësorit.

“Këto janë të njëjtat kërkesa që ne ia parashtrojmë Serbisë si vend kandidat për anëtarësim në BE. Këtë e kam thënë që në fillim të protestave”, thekson Kos.

Kos paralajmëron vizitë në Serbi pas formimit të Qeverisë së re

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, thotë se do ta vizitojë Serbinë sapo të formohet Qeveria e re.

“Së pari duhet të formohet Qeveria e re. Kur të kemi një qeveri dhe një parlament të ri, gjërat mund të ecin shumë shpejt. Ekipi im dhe unë jemi të gatshëm dhe shpresoj që së shpejti të jetë e gatshme edhe Qeveria e re serbe”, thotë Kos.

Gjatë fushatës zgjedhore në Serbi, por as në natën e zgjedhjeve, nuk u panë flamuj të Bashkimit Evropian.

E pyetur nëse Brukseli do t’i parashtrojë kërkesa pushtetit të ri përpara se ai të arrijë të stabilizojë gjendjen në vend, Kos thotë se nuk dëshiron t’u tregojë fituesve të zgjedhjeve se çfarë duhet të bëjnë.

“Ata u përballën me kushte shumë më të vështira se në cilindo vend tjetër dhe ia dolën. Kush jam unë, pra, që t’u tregoj se çfarë duhet të bëjnë?”, thotë ajo.

Kos shton se beson që studentët dhe mbështetësit e tyre e dinë se çfarë nevojitet për ta bërë Serbinë një vend të hapur, demokratik dhe të lirë.

Sipas saj, nëse vazhdojnë në rrugën që kanë nisur, përpjekjet e tyre për ndërtimin e një “Serbie të re” dhe procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian, përfundimisht, do të përputhen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Studentët në Shqipëri ndryshojnë strategjinë e protestës, paralajmërojnë dy tubime kombëtare çdo javë

Studentët në Shqipëri ndryshojnë strategjinë e protestës, paralajmërojnë dy tubime kombëtare çdo javë

Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë

Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë

Përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë në Tiranë

Përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë në Tiranë

“InfoNata” 04.11.2026

“InfoNata” 04.11.2026

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple lëshon paralajmërim urgjent për përdoruesit e iPhone

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Mehmeti: Kurti duhet të bëjë atë që premtonte kur ishte në opozitë

Mehmeti: Kurti duhet të bëjë atë që premtonte kur ishte në opozitë

Aksionet kundër drogës, policia shkatërron dy grupe – flet drejtori i anti-drogës

Operacioni policor në Prizren, nën drejtimin e Prokurorisë-mbështetet nga të gjitha stacionet rajonale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën