TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Në raportin e këtij viti në asnjë fushë Komisioni Evropian nuk konstaton kthim prapa

by tëvë1
1 orë ago
2
A A
Kurti: Në raportin e këtij viti në asnjë fushë Komisioni Evropian nuk konstaton kthim prapa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas pranimit të raportit nga Komisioni Evropian ka thënë se raporti i këtij viti nuk konstaton ngecje prapa në asnjë fushë.

Ai në konferencën e përbashkët me ambasadorin e BE-së, Dirk Schuebel pas pranimit të raporti tha se Kosova meriton të marr statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

“Kemi përshpejtuar dinamiken e reformave për Bashkimin Evropian, veçanërisht në planin e rritjes. Pozita e Kosovës në procesin e anëtarësimit nuk e pasqyron progresin që kemi bërë. Kosova meriton të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim dhe të fillojnë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në raportin e këtij viti niveli i përgatijeve nuk ka rënë në asnjë fushë dhe Komisioni nuk konstaton kthim prapa askund”, tha Kurti, raporton teve1.info

Ai ka thënë se afër 4 vjet që kur Kosova e ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Kosova ende mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor pa status të vendit kandidat për anëtarësim.

“Përveç përkrahjes politike nga Komisioni Evropian për të nisur procesin teknik, ende nuk ka pasur ndonjë lëvizje nga shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së për t’i dhënë Komisionit mandatin politik për të nisur këtë proces”, ka deklaruar Kurti, duke i kërkuar ambasadorit Schuebel që sa më parë Kosovës t’i dorëzohet pyetësori rreth aplikimit, në mënyrë që të hapet rruga për të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim.

Kurti tha se raporti vlerëson përparime në fushën e sigurisë, luftën kundër krimit të organizuar  si dhe ka vlerësuar mbajtjen e zgjedhjeve si të lira, demokratike e të konkurreshme.

Tags: Komisioi EvropiankurtiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Schuebel: Mandati i Gjykatës Speciale duhet të respektohet

Schuebel: Mandati i Gjykatës Speciale duhet të respektohet

Pas 27 vitesh, familja Ademi gjen eshtrat e Adem Ademit “Do të kemi një varr me lule”

Pas 27 vitesh, familja Ademi gjen eshtrat e Adem Ademit “Do të kemi një varr me lule”

Heroinë e importuar nga Irani për eksport jashtë vendit, pesë të arrestuar

Heroinë e importuar nga Irani për eksport jashtë vendit, pesë të arrestuar

Rrëfimi për Fatmir Fazliun doktori që shëroi plagët ish-luftëtarëve të UÇK-së

Rrëfimi për Fatmir Fazliun doktori që shëroi plagët ish-luftëtarëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën