Kompania gjermane Daimler Truck Defence, ka shkruar pwr dorëzimin e 12 kamionëve për Forcën e Sigurisë së Kosovës, javë e kaluar.
Këto automjete sipas kësaj kompanie janë pjesë e një kontrate trevjeçare të lidhur në këtë vit me Ministrinë e Mbrojtjes.
“Daimler Truck Defence ka dorëzuar dymbëdhjetë automjetet e para Mercedes-Benz Unimog U 5000 për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Këto automjete janë pjesë e një kontrate trevjeçare — të lidhur në shkurt të vitit 2026 midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Daimler Truck — për modernizimin e kapaciteteve të lëvizshmërisë ushtarake të vendit”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.
Ndërsa, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë vitit 2027 planifikohet të arrijnë edhe dhjetëra kamionë të tjerë.







