Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.
Në kuadër të xhiros së pestë, Bashkimi do të jetë mysafir i skuadrës nga Turqia, Biotekno në ndeshjen që luhet në Kocaeli, sot nga ora 17:30 dhe i takon Grupit F.
Biotekno vlerësohet favorit në këtë përballje pasi i prinë grupit me shtatë pikë pas katër ndeshjeve, ndërsa Bashkimi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar ka tubuar 4 pikë dhe zë vendin e parafundit.
Skuadra kosovare është në seri prej dy humbjeve rresht derisa Biotekno pasi e nisi sezonin me humbje, ka regjistruar tri fitore në tri xhirot e fundit.








