TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kryeprokurori Zejnulla Gashi cakton mbikëqyrës për të gjitha prokuroritë në vend

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Kryeprokurori Zejnulla Gashi cakton mbikëqyrës për të gjitha prokuroritë në vend

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka marrë vendim për caktimin e prokurorëve nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit si mbikëqyrës të Prokurorisë së Apelit, Prokurorisë Speciale dhe prokurorive themelore në Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim është marrë me qëllim të rritjes së efikasitetit, zbatimit unik të praktikave dhe respektimit të ligjshmërisë në sistemin prokurorial.

Prokurorët e caktuar do të kenë përgjegjësi për mbikëqyrjen e menaxhimit dhe efikasitetit të prokurorive përkatëse, si dhe për mbështetjen dhe këshillimin e tyre në zbatimin e udhëzimeve dhe vendimeve të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Po ashtu, ata do të monitorojnë trajtimin e lëndëve të vjetra dhe atyre me prioritet, do të identifikojnë sfidat dhe problemet institucionale, si dhe do të mbikëqyrin zbatimin e shqyrtimit të detyrueshëm të lëndëve.

Një tjetër përgjegjësi e tyre do të jetë pjesëmarrja në kolegjiumet e prokurorive ku janë caktuar si mbikëqyrës.

Megjithatë, në njoftim theksohet se kjo mbikëqyrje do të ushtrohet duke respektuar pavarësinë funksionale të prokurorëve.

Sipas Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, vendimi synon forcimin e llogaridhënies dhe transparencës institucionale, si dhe përmirësimin e koordinimit dhe komunikimit të brendshëm në sistemin prokurorial të Kosovës./teve1.info/

Tags: KosovembikeqyresprokuroriteTeve1vendim
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Ka nisur takimi i Komisionit për Punë të Jashtme me ambasadoren e Finlandës

​Ka nisur takimi i Komisionit për Punë të Jashtme me ambasadoren e Finlandës

Hoti: VV ka dështuar ta sigurojë shumicën, partitë të bien dakord për një datë zgjedhjesh

Hoti kritikon Qeverinë për realizimin e ulët të investimeve kapitale: Vetëm 37 për qind e buxhetit të shpenzuar

Prokuroria Speciale dhe Policia mbajnë konferencë për sekuestrimin e heroinës

Prokuroria Speciale dhe Policia mbajnë konferencë për sekuestrimin e heroinës

Kurti në Samitin e BE-së: Zgjedhjet e reja do të sjellin qeverinë time të ardhshme

Kurti takohet pasdite me ambasadorin e BE-së, pritet t’i dorëzohet Raporti për Kosovën

​Ka nisur takimi i Komisionit për Punë të Jashtme me ambasadoren e Finlandës

​Ka nisur takimi i Komisionit për Punë të Jashtme me ambasadoren e Finlandës

Hoti: VV ka dështuar ta sigurojë shumicën, partitë të bien dakord për një datë zgjedhjesh

Hoti kritikon Qeverinë për realizimin e ulët të investimeve kapitale: Vetëm 37 për qind e buxhetit të shpenzuar

Prokuroria Speciale dhe Policia mbajnë konferencë për sekuestrimin e heroinës

Prokuroria Speciale dhe Policia mbajnë konferencë për sekuestrimin e heroinës

Hendboll, Kosova nis kualifikimet për EURO 2028 në Torshavn

Hendboll, Kosova nis kualifikimet për EURO 2028 në Torshavn

Liga e Kampionëve, pa derbi në mbrëmje

Liga e Kampionëve, pa derbi në mbrëmje

Rama s’e heq sofrën e gurit, vazhdon t’i ftojë studentët për dialog

Rama s’e heq sofrën e gurit, vazhdon t’i ftojë studentët për dialog

Real – Inter, derbi i Ligës së Kampionëve

Real Madridi e Liverpooli sfidohen nga AEK e Fenerbahçe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën