TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Autoritetet iraniane publikojnë udhëzues për mbijetesë në rast të një sulmi bërthamor

by teve1
1 ditë ago
2
A A
Autoritetet iraniane publikojnë udhëzues për mbijetesë në rast të një sulmi bërthamor

Autoritetet iraniane kanë publikuar një video tetëminutëshe, të paprecedentë, me udhëzime për qytetarët mbi mënyrën se si duhet të veprojnë dhe të mbrohen në rast të një shpërthimi bërthamor.

Videoja u publikua më 29 tetor nga shërbimet e emergjencës në Isfahan, provincë në Iranin qendror ku ndodhet edhe impianti bërthamor i Natanzit.

Ajo u transmetua gjithashtu nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA dhe paraqet masat kryesore që qytetarët duhet të ndërmarrin për të rritur shanset e mbijetesës gjatë një sulmi të tillë.

Sipas udhëzimeve, qytetarët këshillohen të mos shikojnë drejt dritës së fuqishme të shpërthimit, të kërkojnë mbrojtje pas një barriere dhe të shtrihen në tokë, duke mbuluar kokën dhe fytyrën.

Pas kalimit të valës së shpërthimit, rekomandohet hyrja në ndërtesën më të afërt. Autoritetet paralajmërojnë qytetarët të mos qëndrojnë jashtë për të vëzhguar apo filmuar ngjarjen, të mos përdorin automjetet si strehë dhe të shmangin qëndrimin pranë dritareve dhe mureve të jashtme.

Një pjesë e udhëzimeve i kushtohet edhe pastrimit të trupit nga ndotja e mundshme radioaktive. Qytetarëve u rekomandohet të lahen me ujë të vakët dhe sapun, duke përdorur shampo të zakonshme pa balsam. Në rastet kur dushi nuk është i mundur, këshillohet pastrimi i fytyrës, duarve dhe pjesëve të ekspozuara të lëkurës me ujë ose peceta të lagura.

Autoritetet gjithashtu bëjnë thirrje për përdorimin e ujit të ambalazhuar dhe ushqimeve të paketuara, si dhe përgatitjen për të qëndruar në një strehë për së paku 24 orë. Në rast zjarri apo rreziku të shembjes së ndërtesës, qytetarët duhet të zhvendosen në një vendstrehim më të sigurt.

Në udhëzues theksohet se kalimi i 24 orëve nuk nënkupton domosdoshmërisht se ambienti është bërë i sigurt. Për këtë arsye, qytetarët këshillohen të vazhdojnë të ndjekin njoftimet zyrtare dhe udhëzimet e shërbimeve emergjente për të marrë informacione mbi rrugët e sigurta të evakuimit.

Publikimi i këtij materiali përgatitor vjen në një kohë kur tensionet ushtarake në rajon janë në rritje.

Ndonëse presidenti amerikan Donald Trump ka përjashtuar publikisht përdorimin e armëve bërthamore, deklaratat dhe pretendimet e publikuara në mediat me ndikim kanë shtuar shqetësimet në Lindjen e Mesme.

Mes tyre janë edhe komentet e komentatorit amerikan Tucker Carlson, i cili ka pretenduar se ekziston presion ndaj Shtëpisë së Bardhë për të autorizuar një sulm të synuar ndaj objektit nëntokësor.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kos: Pushteti i ri në Serbi duhet ta rikthejë besimin e BE-së

Kos: Pushteti i ri në Serbi duhet ta rikthejë besimin e BE-së

Studentët në Shqipëri ndryshojnë strategjinë e protestës, paralajmërojnë dy tubime kombëtare çdo javë

Studentët në Shqipëri ndryshojnë strategjinë e protestës, paralajmërojnë dy tubime kombëtare çdo javë

Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë

Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë

Përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë në Tiranë

Përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kryeministrisë në Tiranë

Shkollat në Prishtinë mbushen me bërllok, prindërit paralajmërojnë bojkot

Shkollat në Prishtinë mbushen me bërllok, prindërit paralajmërojnë bojkot

Gjykimi ndaj Ramadan Morinës – Dëshmitarët japin dy versione të ndryshme

Gjykimi ndaj Ramadan Morinës – Dëshmitarët japin dy versione të ndryshme

Inspektorati i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë dhe një në Viti

Inspektorati i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë dhe një në Viti

Kos: Pushteti i ri në Serbi duhet ta rikthejë besimin e BE-së

Kos: Pushteti i ri në Serbi duhet ta rikthejë besimin e BE-së

Reali me fitore të ngushtë në Athinë

Reali me fitore të ngushtë në Athinë

Studentët në Shqipëri ndryshojnë strategjinë e protestës, paralajmërojnë dy tubime kombëtare çdo javë

Studentët në Shqipëri ndryshojnë strategjinë e protestës, paralajmërojnë dy tubime kombëtare çdo javë

KE e FFK diskuton për rezultatet e “Dardanëve”

KE e FFK diskuton për rezultatet e “Dardanëve”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën