TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Pagesa për pak sekonda dhe kursime mbi 55 milionë euro në vit, BQK zbulon hapat drejt SEPA-s

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
​Pagesa për pak sekonda dhe kursime mbi 55 milionë euro në vit, BQK zbulon hapat drejt SEPA-s

Kosova po avancon drejt integrimit në sistemin evropian të pagesave, që pritet të sjellë kursime vjetore mbi 55 milionë euro për qytetarët, bizneset dhe diasporën.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) është duke përfunduar procedurat e brendshme për dorëzimin zyrtar të aplikimit për anëtarësim në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), pas miratimit të ndryshimeve ligjore që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Këto zhvillime janë prezantuar nga guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, gjatë një takimi me shefat dhe përfaqësuesit e misioneve diplomatike në Kosovë, ku janë diskutuar reformat në sektorin financiar dhe integrimi në sistemet evropiane.

Sipas vlerësimeve të BQK-së, anëtarësimi në SEPA do të mundësonte transfere ndërkufitare në euro më të shpejta, më të sigurta dhe me kosto më të ulët, duke sjellë kursime vjetore prej mbi 55 milionë eurosh.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është krijimi i sistemit TIPS-K, i cili po realizohet në bashkëpunim me Bankën e Italisë dhe synon të mundësojë pagesa brenda pak sekondash, 24 orë në ditë, gjatë gjithë vitit.

BQK ka bërë të ditur se faza pilot e këtij sistemi synohet të nisë deri në fund të nëntorit 2026, në varësi të përfundimit të testimeve teknike dhe përmbushjes së kushteve operacionale.

Gjatë takimit, Ismaili ka prezantuar edhe treguesit e sektorit bankar, duke theksuar se sistemi financiar i Kosovës mbetet stabil dhe i mirëkapitalizuar.

Sipas të dhënave të prezantuara, norma e mjaftueshmërisë së kapitalit është 16.4 për qind, treguesi i mbulimit me likuiditet rreth 300 për qind, ndërsa kreditë joperformuese përbëjnë 2.0 për qind.

Guvernatori ka theksuar se reformat synojnë forcimin e mbikëqyrjes bankare, mbrojtjen e konsumatorëve, modernizimin e sistemeve të pagesave dhe përafrimin e legjislacionit financiar me standardet e Bashkimit Evropian.

“Stabiliteti financiar, reformat institucionale dhe integrimi evropian janë prioritete që përforcojnë njëra-tjetrën në veprimtarinë e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Objektivi ynë është të sigurojmë që përafrimi me standardet evropiane të përkthehet në përfitime konkrete për qytetarët, bizneset dhe ekonominë në tërësi. SEPA dhe TIPS-K janë iniciativa transformuese që do të forcojnë ndërlidhjen financiare të Kosovës me Evropën dhe do të kontribuojnë në një sistem financiar më efikas, më konkurrues dhe më gjithëpërfshirës”, ka citohet Ismaili në komunikatë.

Në takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Zyrës së Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, EULEX-it, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

BQK ka ritheksuar përkushtimin për vazhdimin e reformave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, me synim integrimin e mëtejshëm të Kosovës në arkitekturën financiare evropiane.

Tags: BQKpagesaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Jakupi: Rritja e dënimeve nuk i ndal vrasjet, shteti duhet të garantojë mbrojtjen e jetës së qytetarëve

Jakupi: Rritja e dënimeve nuk i ndal vrasjet, shteti duhet të garantojë mbrojtjen e jetës së qytetarëve

Nga e hëna, qytetarët mund të pajisen me identitet elektronik në shtatë qendra

Nga e hëna, qytetarët mund të pajisen me identitet elektronik në shtatë qendra

Gjini pas mbledhjes së Kryesisë: Aleanca kërkon ndarjen e çështjes së Hagës nga politika partiake

​Aleanca kërkon hetim për importin e energjisë: Mbi 1 miliard euro të qytetarëve shkuan për blerjen e rrymës nga jashtë

Statusi kandidat i Kosovës në BE, në fokus të takimit mes Zulfajt dhe ministrit gjerman Krichbaum

Statusi kandidat i Kosovës në BE, në fokus të takimit mes Zulfajt dhe ministrit gjerman Krichbaum

Stuhi dhe përmbytje godasin SHBA-në, duke ndërprerë votimin në disa zona

Autoritetet iraniane publikojnë udhëzues për mbijetesë në rast të një sulmi bërthamor

Autoritetet iraniane publikojnë udhëzues për mbijetesë në rast të një sulmi bërthamor

Statusi kandidat i Kosovës në BE, në fokus të takimit mes Zulfajt dhe ministrit gjerman Krichbaum

Statusi kandidat i Kosovës në BE, në fokus të takimit mes Zulfajt dhe ministrit gjerman Krichbaum

Trump paralajmëron ndërprerjen e ndihmës financiare amerikane për Izraelin nga fundi i vitit 2026

Trump paralajmëron ndërprerjen e ndihmës financiare amerikane për Izraelin nga fundi i vitit 2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën