E ardhmja e Erling Haalandit në “Etihad Stadium” mund të varet edhe nga vendimi përfundimtar ndaj Manchester Cityt për çështjen e shkeljeve financiare.
Këtë situatë e ka komentuar edhe babai i sulmuesit norvegjez, Alf-Inge Haaland, i cili ka bërë të qartë se fillimisht duhet pritur vendimi përfundimtar.
“Po presim vendimin dhe më pas do të shohim se çka do të sjellë e ardhmja”, ka thënë Alf-Inge, shkruan të martën “Goal”.
Babi i Haalandit nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit të sulmuesit norvegjez nga City.
26-vjeçari është shumë i rëndësishëm për gjigantin anglez.










