TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Mungesa e deputetëve të shumicës pengon shqyrtimin e projektligjit dhe raportimin për Autoritetin e Konkurrencës

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
​Mungesa e deputetëve të shumicës pengon shqyrtimin e projektligjit dhe raportimin për Autoritetin e Konkurrencës

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion po vazhdon mbledhjen me pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës, në mungesë të përfaqësuesve të shumicës parlamentare, të cilët kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes vetëm 15 minuta para fillimit të saj.

Kryetari i Komisionit, Arben Mustafa, e ka cilësuar të papërgjegjshme kërkesën për shtyrje në një kohë kaq të shkurtër, duke theksuar se për këtë mbledhje ishin ftuar edhe palë të treta për të raportuar.

Ai ka thënë se mungesa e deputetëve të shumicës pamundëson trajtimin e çështjeve të rëndësishme që ishin në rend dite, përfshirë shqyrtimin në parim të Projektligjit për Efiçiencën e Energjisë dhe raportimin e anëtarëve të Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës për gjendjen në këtë institucion.

Ai ka kritikuar mungesën e deputetëve të shumicës, duke thënë se mbikëqyrja parlamentare është përgjegjësi e secilit deputet dhe se Kuvendi duhet të merret me problemet e raportuara në Autoritetin e Konkurrencës.

Sipas tij, shmangia e ballafaqimit nuk i zgjidh problemet, ndërsa ka paralajmëruar se do të vazhdojnë të insistojnë që pretendimet për parregullsi në këtë institucion të trajtohen në Komision.

“Nuk i kemi këtu përfaqësuesit e shumicës, deputetet e koalicionit qeverisës, paskan dërgu një email 15 minuta para mbledhjes me kërkesë për shtyrje, por, mendoj që është e papërgjegjshme të kërkohet 15 minuta para se me fillu mbledhja, të shtyhet mbledhja, për shkak se ne kemi ftuar edhe palë të treta që kanë pas të raportojnë në komision, kemi njoftuar edhe mediat. Mendoj se është jo serioze të kërkohet të shtyhet mbledhja 15 minuta para se të fillojë. Për atë arsyeje, ne nuk duket që kemi kuorumin për të zhvilluar mbledhjen, por dua të ju njoftoj se sot në rend site ka qenë Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr.11/L-020 për efiçiencë të energjisë. Javën e kaluar ministrja nuk ka mund të vijë të prezantojë projektligjin në komision me njoftimin për arsyeje shëndetësore, por, sot duket që sërish nuk kemi mundësi të trajtojmë këtë projektligj për shkak se nuk i kemi anëtarët e komisionit këtu. Poashtu në rend të ditës ka qenë edhe raportimi i anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës, lidhur me gjendjen në këtë institucion”, tha Mustafa.

Mustafa theksoi se deputetet nga Lëvizja Vetëvendosje po shmangin trajtimin e problemeve në Autoritetin e Konkurrencës.

“Konsideroj se është përgjegjësi e çdo deputeti të mundësojë mbikëqyrjen parlamentare për shkak se po flasim për një institucion të rëndësishëm dhe duhet të sigurohemi që ligjshmëria mbizotëron në secilin institucion. Mirëpo kjo mungesë e deputetëve të shumicës duket që flet më tepër për mosgatishmëri për t’i trajtuar problemet që janë në agjencionin e konkurrencës. Ikja nga ballafaqimi nuk i zgjidh problemet, do të vazhdojmë të insistojmë që çështjet, parregullsitë raportuara në agjenconin e konkurrencës të jenë pjesë e debatit në ketë komision. Është urgjente që Kuvendi i Kosovës të merret me problemet në këtë institucion”, shtoi Mustafa.

Mustafa ka njoftuar se më 16 tetor 2026, Komisioni ka pranuar një shkresë nga dy anëtare të këtij autoriteti, Kaltrina Sela dhe Nafie Osdautaj, të cilat, sipas tij, pretendojnë se u është pamundësuar ushtrimi i rolit të tyre në institucion.

“Komisioni për ekonomi ka pranuar një numër dokumentesh, shkresash dhe dëshmi që ngren shqetësime serioze për funksionimin e autoritetit të konkurrencës. Më 16 tetor 2026 kemi prnauar një shkresë nga dy anëtarë të komisionit të autoritetit të konkurrencës, zonja Kaltrina Sela dhe zonja Nafie Osdautaj, ku sipas pretendimeve të tyre u është pamundësuar ushtrimi i rolit të tyre në komisionin e konkurrencës, si dhe pretendohet për shkelje ligjore nga kryetarja e këtij autoriteti, Naime Bunjaku-Isufi”, tha ai.

Përveç raportimit për gjendjen në Autoritetin e Konkurrencës, në rend dite ishte edhe shqyrtimi në parim i Projektligjit për Efiçiencën e Energjisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova lanson kuletën dixhitale, dokumentet dhe nënshkrimet në telefon

Kosova lanson kuletën dixhitale, dokumentet dhe nënshkrimet në telefon

Haxhiu, Shiroka-Pula dhe Vitia vaksinohen kundër gripit sezonal, u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen

Haxhiu, Shiroka-Pula dhe Vitia vaksinohen kundër gripit sezonal, u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen

​Raporti për barnat esenciale dhe listat e pritjes nxit përplasje mes pushtetit dhe opozitës në Komisionin për Shëndetësi

​Raporti për barnat esenciale dhe listat e pritjes nxit përplasje mes pushtetit dhe opozitës në Komisionin për Shëndetësi

Policia njofton se do t’i kthejë patentë-shoferët e mbajtur më shumë se tetë ditë

Policia njofton se do t’i kthejë patentë-shoferët e mbajtur më shumë se tetë ditë

Polonia ndanë vetëm 3000 bileta për shqiptarët

Maran publikon listën të shtunën, zbulon FSHF

Kosova lanson kuletën dixhitale, dokumentet dhe nënshkrimet në telefon

Kosova lanson kuletën dixhitale, dokumentet dhe nënshkrimet në telefon

Amerikanët u drejtohen kutive të votimit, nisin zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Amerikanët u drejtohen kutive të votimit, nisin zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Duele të forta në fazën “play-off” të Championsit

Barcelona kërkon reagimin në Champions

Vrasjet, Plani i Rritjes e Ligji për Specialen – flet LVV / Sulm bërthamor nga Trump?! | MESDITË

Vrasjet, Plani i Rritjes e Ligji për Specialen – flet LVV / Sulm bërthamor nga Trump?! | MESDITË

Haxhiu, Shiroka-Pula dhe Vitia vaksinohen kundër gripit sezonal, u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen

Haxhiu, Shiroka-Pula dhe Vitia vaksinohen kundër gripit sezonal, u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen

Futbollisti spanjoll vdes pas përplasjes

Futbollisti spanjoll vdes pas përplasjes

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën