Kina dhe Omani thonë se SHBA-të dhe Irani duhet të kthehen në Memorandumin e Mirëkuptimit (MM) të Islamabadit dhe të rinisën dialogun për një përfundim paqësor të konfliktit.
Në një deklaratë të përbashkët me 20 pika, të dy vendet thanë se ranë dakord që lundrimi i sigurt duhet të rifillojë përmes Ngushticës së Hormuzit, shkruan Al Jazeera.
Ministria e Jashtme e Kinës tha gjithashtu se Zhai Jun, i dërguari i saj i posaçëm në Lindjen e Mesme, do të vizitojë Iranin, Arabinë Saudite dhe Omanin këtë muaj.
Sulltani i Omanit, Haitham bin Tariq, ndodhet për një vizitë shtetërore dy-ditore në Pekin, ku u takua me Presidentin Xi Jinping.








