Basketbollistja amerikane, Nyla Jean ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme me fanellën e skuadrës së Bashkimit.
Në ndeshjen e saj të parë, Jean udhëhoqi Bashkimin drejt fitores në derbin ndaj Peja 03 për t’u shpallur “MVP e Javës”.
Jean ndeshjen e mbylli me 21 pikë, 8 kërcime e 5 asistime kurse u përfshi edhe në ekipin më të mirë të javës, që e përbëjnë edhe dy lojtare të Bashkimit, Aulona Muhadri e Enisa Kamerolli, pastaj Miyu Mizukawa e Trepçës dhe Brittney Seymour e Peja 03.
Kamerolli pati 13 pikë, 6 asistime e 3 kërcime derisa Muhadri shtoi 6 pikë, 8 kërcime e 4 asistime në fitoren e Bashkimit kundër Peja 03, ekip ku më efikasja ishte Seymour me 8 pikë, 11 kërcime e 4 asistime.
Ndërkohë, Mizukawa me 28 pikë, 3 kërcime e 2 asistime ishte më e merituara për fitoren e Trepçës ndaj Prishtinës.










