Prishtina ka shënuar fitore në derbin ndaj Llapit, në kuadër të javës së 12-të të Superligës së Kosovës.
Kryeqytetasit kanë kaluar në epërsi që në minutën e katërt të takimit, kur Leotrim Kryeziu realizoi për 0-1.
Ky gol doli të ishte vendimtar në këtë përballje, me Prishtinën që arriti ta ruajë epërsinë deri në fund të ndeshjes dhe të arkëtojë tri pikë të rëndësishme në udhëtim.
Në anën tjetër, Llapi nuk arriti të gjente rrugën drejt golit për ta ndryshuar rezultatin në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Me këtë fitore, Prishtina merr pikë të rëndësishme në vazhdim të kampionatit.











