Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një shtetas gjerman, i cili kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer më 30 tetor, rreth orës 17:40, nga njësitet e Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet e tjera policore.
I arrestuari, me inicialet T.Y., kërkohej nga autoritetet gjermane për veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “shkaktim i lëndimeve të rënda trupore”, të cilat janë të dënueshme sipas Kodit Penal të Gjermanisë.
Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, shtetasi gjerman është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore./teve1.info/







