Protestuesit kanë hedhur mjete tymuese para objektit të Ministrisë së Drejtësisë në Prishtinë, duke kërkuar dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla.
Gjatë protestës, qytetarët kanë brohoritur “Dorëheqje”, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.
Ndërkohë, Gërvalla, në një konferencë për media të mbajtur sot, ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje.
Protesta në Prishtinë po mbahet për të tretën ditë me radhë, ndërsa qytetarët po kërkojnë drejtësi për Arlindën dhe llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse.
Përveç kryeqytetit, protesta sot janë mbajtur edhe në Pejë dhe Mitrovicë, ndërsa një ditë më parë qytetarët protestuan edhe në Ferizaj.







