Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Prizrenit, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Gjatë inspektimit në terren, inspektorët kanë evidentuar shkelje të rregullave që kanë të bëjnë me sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.
Si rezultat, është nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve, deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen inspektuese, me qëllim të sigurimit të zbatimit të legjislacionit në fuqi për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë./teve1.info/






