Ka nisur protesta e ditës së tretë në Prishtinë, në shenjë revolte pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës janë mbledhur në kryeqytet për të kërkuar drejtësi për Arlindën dhe llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse.
Protestuesit kanë nisur marshimin para Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa më pas pritet të vazhdojnë drejt Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe objektit të Policisë së Kosovës, për ta përmbyllur protestën para ndërtesës së Qeverisë.
Gjatë protestës pritet të përcillen mesazhe kundër dështimeve institucionale dhe kërkesa për përgjegjësi lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.
Protestuesit kërkojnë që rasti të trajtohet me seriozitet dhe të sqarohet përgjegjësia e institucioneve, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.
Arlinda Zekaj u vra në Vitomiricë të Pejës, pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpinë e përbashkët, e shoqëruar nga Policia e Kosovës.
Sipas Prokurorisë, ajo dyshohet se u vra me një mjet të fortë nga kunati i saj, i cili u arrestua mbrëmjen e 27 tetorit në Deçan./teve1.info/






