Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka bërë thirrje për kontrolle të rregullta shëndetësore dhe ndërgjegjësim për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Ajo ka marrë pjesë në ecjen simbolike në mbështetje të grave të prekura nga kjo sëmundje, ku ka theksuar rëndësinë e kontrolleve të hershme.
“Pas çdo kontrolli mund të qëndrojë një mundësi për zbulim të hershëm dhe pas çdo zbulimi të hershëm, një mundësi më e madhe për jetë”, ka deklaruar Shiroka Pula.
Presidentja ka bërë të ditur se, sipas Klinikës së Onkologjisë, çdo vit në Kosovë identifikohen rreth 450 deri në 460 gra me kancer të gjirit.
Ajo ka theksuar se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore dhe se përmes mamografëve mobilë shërbimet po afrohen edhe në komunat ku mungojnë këto pajisje.
Tetori shënohet si Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, me aktivitete që synojnë informimin për parandalimin, kontrollet e rregullta dhe zbulimin e hershëm të sëmundjes./teve1.info/







