Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar kërkesën për dorëheqje të Gazmend Hoxhës, duke e liruar atë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të Qeverisë, vendimi është marrë pas kërkesës së paraqitur nga vetë Hoxha.
Ndërkohë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti ka caktuar Fehmi Hotin në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Qeveria e Kosovës ka shprehur vlerësimin për kontributin dhe angazhimin e Gazmend Hoxhës gjatë kohës sa ishte në krye të Policisë së Kosovës.
Me këtë vendim, Fehmi Hoti merr përkohësisht drejtimin e institucionit më të lartë policor në vend./teve1.info/







