Policia ka konfiskuar dy armë ilegale në Malishevë, pas raportimit për të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu.
Sipas Policisë, i dyshuari ka pranuar se posedonte armë ilegale dhe i ka dorëzuar vullnetarisht një pistoletë dhe një pushkë automatike, të dyja me karikatorë.
“Gjatë veprimeve hetimore, i dyshuari ka pranuar se posedonte armë ilegale dhe i ka dorëzuar ato vullnetarisht:
– 1 pistoletë me karikator;
– 1 pushkë automatike me karikator.”,thuhet në komunikatën e PK-së
Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos përdorin armë zjarri gjatë ahengjeve, pasi një veprim i tillë rrezikon jetën dhe sigurinë e të tjerëve.
Policia e Kosovës vazhdimisht apelon që të shtënat me armë zjarri gjatë ahengjeve të shmangen, për shkak të rrezikut që paraqesin për qytetarët./teve1.info/







