TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vrasja e Liridona Ademajt, kërkohet burgim i përjetshëm edhe për Kushtrim Kokallën

Sot në Gjykatën e Apelit janë shqyrtuar ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve Naim Murseli e Granit Plava të dënuar me burgim të përjetshëm dhe Kushtrim Kokalla me 30 vite burgim për vrasjen e Liridona Ademajt. Mbrojtja e familjes së viktimës, po kërkon që burgimi për këtë të fundit të zëvendësohet me burgim të përjetshëm.

by Lindrit Zejnullahu
1 orë ago
0 0
A A

Nga qelia e përjetshme, u sollën sërish në gjykatore.

Kështu të ënjtën, Naim Murseli e Granit Plava dolën para gjyqtarëve të Apelit.

Nga këta të fundit, po kërkojnë të shqyrtohen ankesat e tyre për burgim të përjetshëm.

Këtë dënim, Plava e Murseli, e morën në shkallë të parë, pas vrasjes së ish-bashkëshortes së këtij të fundit, Liridona Ademajt.

Por, fillimisht se pse këtë ndëshkim, nuk e mori edhe i dënuari i tretë, Kushtrim Kokalla, në Apel u ankua Prokuroria dhe familja e viktimës.

“Ankesë ka paraqitur së pari Prokuroria Themelore në Prishtinë për shkak të vendimit për dënim pra kuptohet për të akuzuarin e tretë, që është shqiptuar dënim me burgim prej 30 vjetësh, po ashtu për vendimin për dënim ankesë ka paraqitur edhe pala e dëmtuar përmes avokatit Leutrim Syla, po ashtu për vendimin për dënim për të akuzuarin e tretë”, ka thënë Abazi.

Pas kësaj, Apeli i hodhi poshtë ankesat e Naim Murselit dhe Granit Plavës.

Ndërsa për të pranishmit e tjerë në sallë, kryetari i trupit gjykues pati një njoftim.

“Seanca do të vazhdojë e mbyllur për publikun, për shkak të rrethanave të rastit, gjegjësisht raportit familjar të palëve. Arsyet pse do të jetë e mbyllur, do t’i japë Kolegji pasi të largohet publiku nga salla”, u shpreh Hajra.

E vendimin për mbylljen e seancës për publikun, nuk e pritën mirë familja Ademaj.

“Nuk ishte e hijshme as për ju as për ne dhe as për njerëzit që na shohin, sepse sot Gjykata mundi të thotë të vërtetën mundi të lejojë edhe mediat dhe të krijojë bindjen se ne i mbrojmë gratë, motrat dhe nënat tona. Pra ne presim që vendimi të jetë ai si për Naimin, Granitin burgim i përjetshëm derisa shpresojmë që këtij vendimi t’i bashkëngjitet edhe Kushtrimi me burgim të përjetshëm”, ka thënë vëllau i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj.

Ndërsa avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla, tha se presin dënim kapital edhe për Kushtrim Kokallën.

“Nuk do të kishte vrasjen e Liridona Ademajt sikur mos të ishte Kushtrim Kokalla. Kushtrim Kokalla ka qenë aktiv qysh në fillim, madje jo ashtu, siç është deklaruar në seanca e mbas disa deklaratave fillestare, ku i njëjti ka theksuar se janë takuar vetëm dy javë përpara ne i kemi ofruar si përfaqësues palës së dëmtuar gjykatës prova të mjaftueshme që të njëjtit një vit përpara kanë tentuar të vrasin, një vit përpara kanë inskenu edhe metoda të tjera për ta kryer këtë vrasje, por kanë dështuar dhe kanë kryer ashtu siç u kry”, ka thënë avokati i familjes Ademaj.

E në mesditë, Gjykata e Apelit dha sqarime rreth mbylljes se seancës për publikun.

“Ky vendim është marrë nga kolegji gjykues i çështjes penale në fjalë, në përputhje me dispozitat ligjore të procedurës penale, duke pasur parasysh natyrën e çështjeve të trajtuara, të cilat kanë paraqitur nevojën për mbrojtjen e jetës private dhe familjare të pjesëmarrësve në procedurë.Bëjmë me dije se, në këtë çështje penale edhe në procedurën e zhvilluar në shkallë të parë, një pjesë e seancave gjyqësore është mbajtur me dyer të mbyllura”, thuhet në njoftimin e Gjykatës se Apelit.

Ndryshe, mbrojtja e Murselit, përmes një ankese prej 30 faqesh, pretendon se Themelorja i ka vlerësuar provat në mënyrë të njëanshme dhe selektive.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dogana sekuestron 121 telefona kontrabandë në Gjakovë

Dogana sekuestron 121 telefona kontrabandë në Gjakovë

Me 90 vota për, Kuvendi formon Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Me 90 vota për, Kuvendi formon Komisionin Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Kuvendi miraton ligjin për byronë e konfiskimit të pasurisë, opozita kundërshton zëshëm

Kuvendi miraton ligjin për byronë e konfiskimit të pasurisë, opozita kundërshton zëshëm

Thirrje për dorëheqje e përgjegjësi në ditën e dytë të protestës

Thirrje për dorëheqje e përgjegjësi në ditën e dytë të protestës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën