Shallat me ngjyrë rozë u vendosën para ulësve të të zgjedhurve të popullit.
E më të arritur në sallë, deputetet gra realizuan një fotografi së bashku.
Në sy, ra edhe veshja e tyre rozë.
Krejt kjo në kuadër të muajit që i kushtohet ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Punimet të enjten Kuvendi, i nisi sërish me ngjarjen tronditëse të së dielës mbrëma në Pejë, ku e vrarë mbeti Arlinda Zekaj.
Të zgjedhurit e popullit edhe një herë kërkuan përgjegjësi institucionale për këtë rast.
“Vrasja e Arlindës nuk është thjesht një tragjedi familjare. Ajo është dëshmia më e dhunshme e dështimit të sistemit tonë”, ka thënë Musliu.
Gjatë kësaj seance, u tha se masat disiplinore nuk janë të mjaftueshme.
“KGJK dhe KPK të reagojnë, nuk mjafton masa disiplinore. Ne përkrahim protestën. Revoltat e atyre që protestojnë aktivisht, dhe në heshtje, është e drejtë e domosdoshme dhe udhërrëfyese. Të mos heshtim, të dashur kolegë, të mos dorëzohemi, të luftojmë derisa të ndryshojë kjo gjendje. E kemi secili për detyrë”, ka thënë Abrashi.
Kurse i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kërkoi përgjegjësi nga zinxhiri komandues deri tek ai politik.
“Jo vetëm në rastin e Arlindës, por për të gjithë dhunën sistematike që ushtrohet ndaj gruas në Kosovë. Në raste të tilla nuk mjaftojnë vetëm deklarimet sa herë që ndodhin tragjedi, duhet një përgjegjësi kolektive, më e drejtë, më e sinqertë. Përgjegjësi morale edhe politike në këtë rast”, u shpreh Abdixhiku.
E Besnik Tahiri nga Aleanca, tha se rasti nuk duhet të shfrytëzohet politikisht.
Në fund të seancës, me 90 vota për, Kuvendi themeloi Komisionin Hetimor Parlamentar, për veprimet dhe mosveprimet në rastin e Arlinda Zekajt.
Ky komision do të ketë mandat gjashtë muaj dhe do të përbëhet nga 11



