Studiuesit e njohur Teuta Shala, Nuridin Ahmeti dhe Naim Berisha, nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, po përfaqësojnë Kosovën në punimet e Kongresit të 20-të të Historisë Turke, i cili po zhvillohet në Ankara nga data 26 deri më 30 tetor 2026.
Ky event i rëndësishëm shkencor organizohet nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, Institutit të Lartë Atatürk për Kulturën, Gjuhën dhe Historinë, si dhe Institutit Turk të Historisë.
Në kuadër të këtij kongresi, dy kolegët prezantuan kumtesën e tyre të përbashkët me titull “Figura e Sami Frashërit në tekstet shkollore dhe universitare në Kosovë (1945–2024)”.
Përmes këtij punimi, Ahmeti dhe Berisha hodhën dritë mbi pasqyrimin, rëndësinë dhe trajtimin e figurës së polihistorit të shquar shqiptar në sistemin edukativ dhe akademik të Kosovës përgjatë tetë dekadave të fundit.
Përveç aktiviteteve akademike në kongres, dy studiuesit zhvilluan edhe një sërë vizitash të rëndësishme institucionale dhe kulturore në kryeqytetin turk.







