TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia e Kosovës suspendon 11 zyrtarë policorë për rastin e Arlinda Zekajt

by Tëvë1
40 minuta ago
0
A A
Policia e Kosovës suspendon 11 zyrtarë policorë për rastin e Arlinda Zekajt

Policia e Kosovës ka suspenduar 11 zyrtarë policorë në lidhje me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Suspendimet janë bërë pas rekomandimit të Inspektoratit Policor të Kosovës, ndërsa ndaj zyrtarëve po zhvillohet hetim paraprak për veprimet ose mosveprimet e tyre në këtë rast.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Kosovës bëri të ditur se vendimi për suspendimin e zyrtarëve është marrë në bazë të legjislacionit në fuqi dhe rekomandimit të IPK-së.

Të suspenduarit përfshijnë ushtruesin e detyrës së drejtorit rajonal të Policisë në Pejë, shefin e Hetimeve Rajonale, komandantin dhe zëvendëskomandantin e Stacionit Policor në Pejë, si dhe shefin e Sektorit të Hetimeve dhe ushtruesin e detyrës së shefit të Sektorit të Operativës në këtë stacion.

Po ashtu, janë suspenduar komandanti i Nënstacionit Policor në Vitomiricë dhe katër hetues policorë të Stacionit Policor në Pejë.

Sipas Policisë, hetimi nga Inspektorati Policor i Kosovës ka të bëjë me veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve gjatë trajtimit të rastit të Arlinda Zekajt.

“Suspendimet janë bërë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përgjegjësive individuale në trajtimin e rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka theksuar se mbetet e përkushtuar në ruajtjen e integritetit institucional dhe në ofrimin e shërbimeve të drejta e të paanshme, duke bërë të ditur se do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet relevante për trajtimin e këtij rasti.

Tags: arrestimPejePolicia e KosovesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis dita e dytë e protestës në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn

Gjykata e Apelit sqaron arsyen e mbylljes së seancës për publikun për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj

Kurti takon komandantin suprem të NATO-s në Evropë, flet për rritjen e kapaciteteve të FSK-së

Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin britanik, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik

14 persona të vrarë në sulmin ndaj trenit të pasagjerëve në Dnipro të Ukrainës

Pentagoni thotë se lufta me Iranin u ka kushtuar taksapaguesve amerikanë 47 miliardë dollarë

Pentagoni thotë se lufta me Iranin u ka kushtuar taksapaguesve amerikanë 47 miliardë dollarë

Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin britanik, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik

Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin britanik, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist