Policia e Kosovës ka ndaluar një kombi me tri lopë në Gnjezhdane të Leposaviqit, nën dyshimin për kontrabandim.
Sipas raportit policor, automjeti drejtohej nga një shtetas kosovar, i cili dyshohet se kishte hyrë nga Serbia në Kosovë duke shfrytëzuar rrugët ilegale. Rasti është regjistruar dje në orën 14:35.
I dyshuari është shoqëruar në stacion dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Automjeti dhe kafshët janë dërguar në terminalin doganor. Rasti është cilësuar “Kalim ilegal i kufirit dhe kontrabandim me kafshë”.







