Ka nisur seanca në Gjykatën e Apelit ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të dënuar për vrasjen e Liridona Ademajt.
Në fillim të seancës, kolegji i Apelit ka vendosur që shqyrtimi të mbahet i mbyllur për publikun, për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe marrëdhënieve familjare.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka parashtruar ankesë lidhur me vendimin për Kushtrim Kokallën. Ankesë ka paraqitur edhe pala e dëmtuar, e cila kërkon që edhe Kokallës t’i shqiptohet dënimi me burgim të përjetshëm.
Ankesa kanë paraqitur edhe të dënuarit.
Me aktgjykimin e 21 prillit 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi Naim Murselin dhe Granit Plavën me burgim të përjetshëm, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, pasi të tre u shpallën fajtorë për vrasjen e Liridona Ademajt.
Rasti tashmë është në shqyrtim nga Gjykata e Apelit, e cila do të trajtojë ankesat e paraqitura nga palët.







