Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit që shihet në fotografi.
Personi dyshohet për mashtrim me çeqe dhe keqpërdorim të kartelave bankare.
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit po e kërkon me autorizim të prokurorisë kompetente.
Rasti lidhet me veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rreme dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”







