Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka bërë të ditur se gjatë takimit me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka ngritur shqetësimin lidhur me vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj udhëheqësve të UÇK-së.
Përmes një postimi, Musliu-Shoshi tha se nga aleatët e Kosovës ka kërkuar vëmendje ndaj procesit të Apelit dhe respektim të plotë të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë.
“Drejtësi për Çlirimtarët!”, ka shkruar ajo.
Takimi me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s u zhvillua në Kuvendin e Kosovës, ku u diskutua edhe për bashkëpunimin parlamentar dhe zhvillimet politike e të sigurisë në Kosovë dhe rajon./teve1.info/







