Në hyrje të shkollës “Pavarësia” në kryeqytet, ujërat e zeza kanë dal në sipërfaqe.
Shkolla, dhe banorët e lagjes “Muharrem Fejza”, po përballen prej disa javësh.
“Është marri për këtë popullat kjo ndyrësir me u gjend knej në mesin e këtyre fëmijëve tonë… Krejt këto ndyrësira këta e thithin më së tepërmi fëmijët…”, ka thënë qytetari.
Prandaj, banorët kërkojnë që institucionet të ndërhyjnë sa më shpejtë.
“Shqetësuse është jashtzakonisht shumë edhe e kisha ftu kryetarin njëherë me dal në lagje me pa kanalizimin t’u shpërthy gjithanej dhe si duket nuk është në rregull se ka dhon leje është ndërtu pa infrastrukturën e nevojshme e tash vetëm po shpërthejnë kanalizimet” , u shpreh një qytetar tjetër.
Megjithatë, në një përgjigje për TËVË1, nga komuna e Prishtinës kanë thënë se tashmë kanë intervenuar për ta rregulluar këtë problem.
“Po, sot e kemi debllokuar ( funksionalizuar) kanalizimin në bashkëpunim me Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit dhe tashmë nuk ka më rrjedhje të ujit. Sa u përket kubëzave para hyrjes së oborrit të shkollës, sanimi i tyre fillon nesë”, ka thënë drejotresha e Investimeve Kapitale, Zyhrije Pllana.
Mirëpo, sipas banorëve, problemi me ujërat e zeza në këtë lagje nuk është i ri. Prej afro tre vitesh, atyre u përsëritet problematika e njëjtë.






