TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ambasada gjermane reagon pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Femicidi kërkon reagim të vazhdueshëm

by Tëvë1
33 minuta ago
0
A A
Moscertifikimi i kandidatëve të Listës Serbe, Ambasada gjermane: Dëmton imazhin e Kosovës dhe rrugën e integrimit

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka shprehur pikëllimin për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke bërë thirrje për forcimin e mekanizmave mbrojtës dhe marrjen e masave konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.

Përmes një reagimi publik, Ambasada gjermane ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit e së ndjerës, duke theksuar se çdo grua ka të drejtë të jetojë e lirë nga frika dhe dhuna.

“Çdo grua ka të drejtë të jetojë e lirë nga frika dhe dhuna dhe kjo e drejtë duhet të garantohet përmes angazhimit të përbashkët dhe veprimeve konkrete”, thuhet në reagim.

Ambasada ka vlerësuar se vrasja e Arlinda Zekajt është një kujtesë e dhimbshme se femicidi nuk është një rast i izoluar, por një sfidë serioze shoqërore dhe manifestimi më ekstrem i dhunës ndaj grave.

Sipas ambasadës, mbrojtja e grave në rrezik duhet të jetë prioritet, ndërsa kjo kërkon masa efektive parandaluese, reagim me kohë nga institucionet dhe shërbime mbështetëse të qasshme për viktimat.

Në reagim, Ambasada gjermane ka rikujtuar se Kosova është palë në Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Po ashtu, u është bërë thirrje të gjithë akterëve përgjegjës që të shtojnë përpjekjet për parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe zbatimin e mekanizmave ekzistues të mbrojtjes.

“U bëjmë thirrje të gjithë akterëve përkatës që të vazhdojnë t’i forcojnë përpjekjet për parandalimin e dhunës me bazë gjinore, zbatimin e mekanizmave ekzistues të mbrojtjes dhe kultivimin e një kulture në të cilën dhuna as nuk tolerohet dhe as nuk shpërfillet”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Tags: Ambasada gjermanearlinda zekajTeve1Vrasje
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abrashi: Pafajësia e ish-krerëve të UÇK-së duhet të dëshmohet në Apel, jo me ndryshime të ngutshme për Specialen

Abrashi: Pafajësia e ish-krerëve të UÇK-së duhet të dëshmohet në Apel, jo me ndryshime të ngutshme për Specialen

Bastiset shtëpia e një personi te dyshuar, konfiskohen substanca narkotike, armë dhe municion

Bastiset shtëpia e një personi te dyshuar, konfiskohen substanca narkotike, armë dhe municion

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

Nisin punimet në autostradën 10 kilometërshe Shkup-Bllacë

​Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë të mërkurën në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve të tjera

​Vrasja e Arlinda Zekajt, protestë të mërkurën në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve të tjera

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën