Arlinda Zekaj është varrosur sot në fshatin e saj të lindjes në Radac të Pejës.
Ajo u vra të dielën nga ish-kuanti i saj, i cili gjendet në arrati.
E ndjera në natën e vrasjes ishte intervistuar në cilësinë e viktimës për dhunë në familje, ku ish-bashkëshorti i saj ishte ndaluar për 48- orë.
Zekaj ishte goditur me një mjet të fortë me tu kthyer në shtëpi nga ish-kunati.
Ajo tri ditë para vrasjes kishte dërguar një letër në Prokurorinë e Pejës ku kishte paralajmëruar se mund të vritej.
Zeka pak orë para se të vritej ishte intervistuar në cilësinë e viktimës për dhunë në familje, ku bashkëshorti i saj ishte ndaluar për 48-orë.
Ky rast ka ngjalluar reagime për mosveprim të institucioneve, ndërsa që Prokuroria në Pejë ka thënë se ka nisur hetimet për zyrtarët të cilët dyshohen se kanë neglizhuar rastin.







