Sot në Ministrinë e Drejtësisë, organizata QIKA vendosën disa mesazhe dhe pjesë nga deklaratat e Arlinda Zekajt, për t’ia rikujtuar siç thuhet nga kjo organizatë ministres së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore, Donika Gërvalla, se përgjegjësia institucionale nuk mund të shmanget duke ia bartur fajin viktimës.
Më tutje shtojnë se deklarata e saj ishte skandaloze si dhe fajësimi I viktimave nuk mund të kalojnë në heshtje.
“Gërvallës ia rikujtuam se Arlinda ka kërkuar ndihmë aty ku duhej. Ka trokitur në dyert e institucioneve që kishin për detyrë ta mbronin, por shteti e braktisi”-thonë nga organizata QIKA.
Kujtojmë se Donika Gërvalla kishte deklaruar mbrëmë gjatë seancës së mbajtur pikërisht për të që Arlinda nuk i është drejtuar Qeverisë, deklaratë kjo që ngjalli reagime. Ndërsa Gërvalla tha se deklarata e saj u keqkuptua./teve1.info/







