TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Supremja e rrëzon ankesën e Blerim Isufajt për largimin nga pozita e kryeprokurorit

by Tëvë1
40 minuta ago
0
A A
Supremja e rrëzon ankesën e Blerim Isufajt për largimin nga pozita e kryeprokurorit

Gjykata Supreme e Kosovës e ka hedhur si të palejuar ankesën e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufajt, kundër vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për largimin e tij nga pozita udhëheqëse.

Sipas njoftimit të Gjykatës Supreme, vendimi është marrë në seancën e kolegjit të mbajtur më 27 tetor 2026, pas shqyrtimit të lejueshmërisë së ankesës kundër vendimit të KPK-së të datës 2 tetor 2026.

Gjykata ka vlerësuar se ankesa nuk mund të shqyrtohet në kuadër të kompetencës së saj të veçantë, të përcaktuar me Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve.

Në arsyetimin e saj, Supreme ka theksuar se largimi i një kryeprokurori nga pozita udhëheqëse nuk e bën automatikisht vendimin të natyrës disiplinore. Sipas Gjykatës, që një vendim të konsiderohet disiplinor, ai duhet të ketë për objekt konstatimin e përgjegjësisë disiplinore dhe përcaktimin e pasojave juridike që rrjedhin nga ajo përgjegjësi.

Në rastin konkret, Gjykata ka konstatuar se vendimi i KPK-së është nxjerrë në bazë të nenit 22, paragrafit 5, të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, pa u konstatuar përgjegjësia disiplinore e ankuesit.

Për këtë arsye, vendimi është cilësuar si akt individual me karakter administrativ dhe jo si vendim disiplinor.

Gjykata Supreme ka bërë të ditur se ligjshmëria e këtij vendimi mund t’i nënshtrohet kontrollit gjyqësor përmes procedurës së konfliktit administrativ, para gjykatës kompetente sipas legjislacionit në fuqi.

Rrjedhimisht, kolegji i Gjykatës Supreme ka vendosur që ankesën e kryeprokurorit ta hedhë si të palejuar, për shkak të mungesës së bazës ligjore për shqyrtimin e saj në këtë procedurë./teve1.info/

Tags: ankesëBlerim IsufajGjykata SupremerefuzimShkarkim
ShareTweet

Postime të ngjashme

Seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të akuzuar për spiunazh, dëgjohet dëshmitari i radhës

Seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të akuzuar për spiunazh, dëgjohet dëshmitari i radhës

Protestë para Gjykatës Themelore në Pejë,kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlindës

Protestë para Gjykatës Themelore në Pejë,kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlindës

Të “pakapshmit” e shtetit

Ndërhyrja e shpejtë e policisë parandalon një rast të rëndë në Ferizaj

U vazhdohet edhe për 48 orë masa e ndalimit të dyshuarve për sulm ndaj kryetarit të Pejës

Djali 12-vjeçar i Arlinda Zekajt dërgohet në strehimore pas vrasjes së nënës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën