Visar Memeti që nga mbrëmja e së dielës, është deputet i ri i Kuvendit të Serbisë.
Bashkimi i shqiptarëve, Luginës ia solli dy përfaqësues në Parlamentin serb.
Madje, Memeti, që e fitoi mandatin bashkë me prijësin e listës, Shaip Kamberin, tregon se kanë shpresë
Zgjedhjet e jashtëzakonshme, kanë sjellur ndryshime rrënjësore në politikën e Serbisë.
Pas 14 vitesh, Aleksandar Vuçiq humbi pushtetin, dhe Serbinë tash do ta drejtoj Lista Studentore.
Prandaj, Memeti nuk e përjashton mundësinë që të bëhen pjesë e qeverisë së re.
I gjithë procesi zgjedhor të dielën në Luginë, kaloi pa ndonjë parregullësi.
Këtë e thekson edhe anëtari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Driton Bilalli.
Ndryshe nga Lugina, procesi zgjedhor në pjesën tjetër të Serbisë u përcoll me disa incidente.






