Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë të pandehurve, të dyshuar për mashtrim dhe mashtrim kompjuterik përmes qendrave të thirrjeve (Call Center).
Sipas njoftimit të Prokurorisë, të dyshuarit dyshohet se gjatë vitit 2026, deri më 23 tetor, kanë vepruar në mënyrë të organizuar dhe me role të ndara në disa lokacione në Prishtinë, përfshirë rrugët “Muharrem Fejza” dhe “Ali Aliu Kelmendi”.
Ata dyshohet se përmes paraqitjes së rreme të fakteve, kanë mashtruar shtetas suedezë dhe shtetas të tjerë të huaj, duke i nxitur të kryejnë veprime që kanë dëmtuar pasurinë e tyre.
Po ashtu, sipas Prokurorisë, të pandehurit dyshohet se janë paraqitur rrejshëm si përfaqësues të kompanive të investimeve financiare dhe përmes pajisjeve e sistemeve kompjuterike, kanë krijuar mundësi për qasje në distancë në kompjuterët e viktimave.
Nëntë të pandehurit janë ndaluar për 48 orë që nga 23 tetori, me vendim të Prokurorit të Shtetit./teve1.info/




