TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lot krenarie, dy djemtë e veteranit të UÇK-së, ushtarë të rinj të Kosovës

Në mesin e 515 ushtarëve të rinj, janë edhe shumë djemë e vajza të veteranëve të UÇK-së. Me krenari e emocion, veterani Bekim Morina, përcolli nga afër betimin e dy djemëve të tij.

by Arlind Beqiraj
32 minuta ago
0 0
A A

Duart vendosur rreth qafës, me krenari e emocion, Bekim Morina nga Drenasi po i uron dy djemtë e tij, të cilët të premten u bënë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Dikur si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot krenarinë e tij po e përjeton në një mënyrë tjetër.

Dy djemtë që i rriti, tashmë do ta veshin uniformën e FSK-së dhe do t’i shërbejnë atdheut.

“Emocione të papërshkrueshme jam krenar për djemtë, dy djemtë i kam sot këtu që diplomuan”, deklaroi familjari Bekim Morina.

Morina tregon se kazermën ku sot i pa djemtë duke diplomuar, e njeh që nga koha e luftës.

“Në vitin 1999-2000 ma së pari kam hy me shokë këtu në kazermë, atëherë si ushtar i UÇK-së, pastaj i TMK-së, e kemi rregullu, e kemi rujtë, tash po më duket ma mirë”, theksoi Morina.

E për djemtë e tij, veshja e uniformës së FSK-së është realizim i një ëndrre dhe mundësi për t’i shërbyer vendit.

“Çdo herë ka qenë ëndërr me i shërby atdheut në mënyrën më fisnike”, tha Milazim Morina, rekrut.

Krenaria për vendin dhe gatishmëria për ta mbrojtur atë, janë ndjenjat që i shoqërojnë edhe rekrutët e tjerë.

Arbnor Ibriqi thotë se është i gatshëm që në çdo moment, të japë gjithçka për Kosovën.

“Që nga mosha e re kemi pasë ushtarë që nuk kanë përtu me dhanë jetën për vendin, gjithashtu edhe unë do të jem në çdo moment i gatshëm që as jetën time të mos e kursej duke shërbyer për vendin”, deklaroi Arbnor Ibriqi.

Por, përtej sfidave të përgatitjes ushtarake, kjo ditë për rekrutët ishte e mbushur edhe me emocione të veçanta.

“Ka qenë sfidë shumë e madhe për neve, ndjenjë shumë e papërshkrueshme. Ka qenë sfidë shumë e vështirë, mirëpo me bashkim e kemi arritë këtë ditë”, tha Ngadhënjim Aliu.

Për ta, uniforma që tashmë e bartin nuk është vetëm veshje ushtarake. Ajo përfaqëson përgjegjësi, krenari dhe një zotim ndaj vendit.

Kështu, e premtja shënoi një ditë të veçantë për 515 rekrutët e rinj, gjeneratën më të madhe që ka diplomuar deri më tani në Forcës e Sigurisë së Kosovës.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shiroka-Pula mori pjesë në seancën për 70-vjetorin e Revolucionit hungarez

Shiroka-Pula mori pjesë në seancën për 70-vjetorin e Revolucionit hungarez

Lumi që derdhet në dy dete, a po rrezikohet bifurkacioni i Nerodimes?

Lumi që derdhet në dy dete, a po rrezikohet bifurkacioni i Nerodimes?

BE-ja mirëpret kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

BE-ja mirëpret kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Administrata dyshohet se përfundon punën para orarit zyrtar, qytetarëve u thuhet të vijnë para orës 14:00

Administrata dyshohet se përfundon punën para orarit zyrtar, qytetarëve u thuhet të vijnë para orës 14:00

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën