Një qytetar ka ngritur shqetësimin lidhur me respektimin e orarit të punës në Qendrën Klinike Universitare Stomatologjike të Kosovës (QKUKS).
Sipas pretendimeve të qytetarit të dërguara në Tëvë1, ndonëse orari zyrtar i punës është deri në orën 16:00, administrata thuhet se e ndërpret punën para orës 15:00.
Po ashtu, qytetari pretendon se nga personeli është udhëzuar se, për t’i kryer shërbimet e nevojshme, duhet të paraqitet para orës 14:00.
Kjo situatë ngre pikëpyetje për respektimin e orarit zyrtar dhe për mënyrën se si u ofrohen shërbimet qytetarëve.







